Aktualitet

Arrestohet i riu në Vlorë, Policia i gjen 240 doza kokainë dhe 2 pistoleta në banesë (VD)

Blutë e Vlorës mendojnë se i riu me inicialet B.B. nuk ka vepruar i vetëm në trafikimin e kokainës dhe po punon për zbulimin e peronave të tjerë të përfshirë.

VLORË- Një 23 vjeçar në Vlorë ka përfunduar në prangat e Policisë, pasi ai është kapur me dy armë dhe 240 doza kokainë në makinën e tij.

Sipas një njoftimi nga Policia mësohet se arrestimi i tij është bërë gjatë natës në një rrugicë në lagjen “Pavarësia”, me një sasi dozash Kokaine, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjetën armë dhe kokaina.

Blutë e Vlorës mendojnë se i riu me inicialet B.B. nuk ka vepruar i vetëm në trafikimin e kokainës dhe po punon për zbulimin e peronave të tjerë të përfshirë.

NJOFTIMI I PLOTË

Goditet një tjetër rast në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje. Finalizohet operacioni i koduar “Silenciatori”. Sekuestrohen 2 dy armë zjarri me silenciator dhe 240 doza kokainë. Në pranga poseduesi i tyre.

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimin dhe goditjen e rasteve në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Silenciatori”.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit B. B., 23 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas u kap në flagrancë në një rrugicë në lagjen “Pavarësia”, me një sasi dozash Kokaine, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri Pistoleta me silenciator, një sasi tjetër me doza Kokaine, gjithsej 240, si dhe një peshore elektronike.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Po sot Policia ka arrestuar 3 persona në Fier pasi atyre iu ka sekuestruar një sasi kokaine dhe heroine. Në pranga në fier ka rënë një 47-vjeçar, djali i tij dhe kunata. Të tre personat vepronin sëbashku në trafikimin e drogërave të forta.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment