Politike

‘Opozita e re’/ KQZ i jep mandatin 4 deputetëve të PD dhe LSI

  • Artur Roshi dhe 2 kandidatë dorëzojnë formularin në KQZ
  • Katër deputetë të rinj kanë marrë mandatin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. KQZ mandatoi: Floriana Dhimitri nga listat e PD për Gjirokastrën; Andi Përmetin nga listat e PD për Korçën; Eugen Bojaxhi nga LSI për Beratin dhe Erion Picirin nga lista e PD për Tiranën.
    Featured image of article: ‘Opozita e re’/ KQZ i jep mandatin 4 deputetëve të PD dhe LSI Foto ilustruese

    TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin 4 deputetëve të rinj të PD dhe LSI. 

    Në mbledhjen e sotme, KQZ mandatoi: Fatjona Dhimitri nga listat e PD për Gjirokastrën; Andi Përmetin nga listat e PD për Korçën; Eugen Bojaxhi nga LSI për Beratin dhe Erion Picirin nga lista e PD për Tiranën.

    Katër kandidatët nga listat e opozitës pritet që të betohen në Kuvend në seancën e radhës plenare.

    Po në mbledhjen e sotme, KQZ shpalli të pavlefshëm kandidaturat nga listat e PD dhe LSI për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit. Kandidaturat e pavlefshme janë: Shkëlqim Hoxha nga listat e PD-së në Tiranë; Besnik Fucia nga listat e PD në Tiranë dhe Petrit Vargu nga listat e LSI në Tiranë.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projekvendimet:

    “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z. Shkëlqim Hoxha, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z. Shkëlqim Hoxha.

    “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z. Besnik Fucia, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z. Besnik Fucia.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, z. Petrit Vargu, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”. KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, z. Petrit Vargu.

    “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor “Partia Komuniste e Shqipërisë” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të regjistrojë “Partia Komuniste e Shqipërisë”, me kryetar z. Qemal Cicollari, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

    “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Gjirokastër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Gjirokastër, znj. Floriana Dhimitri.

    “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korccë, z. Andi Përmeti.

    “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Berat, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Berat, z. Eugen Bojaxhi.

    “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z. Erion Piciri.

    “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit nga lista shumemërore për këshillin bashkiak Rrogozhinë, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. KQZ vendosi njoftimin e Këshillit Bashkiak Rrogozhinë, për vazhdimin e procedurave, për dhënien e mandatit kandidatit të listës shumemërore të subjektit politik Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, Adelina Ceka, për plotësimin e vendit vakant në këshillin bashkiak.

    Shto Koment