Aktualitet

Bashkëpunëtor i Sigurimit? Gjykata rrëzon Autoritetin e Dosjeve: Sheshi nuk është “Venusi”

  • Autoriteti i Dosjeve: Kemi prova
  • Bujar Sheshi me anë të avokatit të tij mbrojtës ka depozituar këtë padi dhe shprehet se nuk është ai Bujar Sheshi i gjetur në dosjet e sigurimit. Autoriteti i Dosjeve shprehet se kanë prova kundër Sheshit.
    Featured image of article: Bashkëpunëtor i Sigurimit? Gjykata rrëzon Autoritetin e Dosjeve: Sheshi nuk është “Venusi” Bujar Sheshi dhe avokati i tij
    Përditësuar:

    TIRANË- Gjykata Administrative ka pranuar kërksë padinë e prokurorit Bujar Sheshi, duke shfuqizuar vendimin e marrë nga autoritetit i dosjeve se Sheshi është bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Bujar Sheshi me anë të avokatit të tij mbrojtës ka depozituar këtë padi dhe shprehet se nuk është ai Bujar Sheshi i gjetur në dosjet e sigurimit.

    Në përfundim të seancës avokati mbrojtës i anëtarit të KLP, ka thënë se ky është një vendim që shfuqizon vendimin e Autoritetit të Dosjesve. Gjykata vendosi të pranojë kërkesë padinë e zotit Bujar Sheshhi. Ka shfuqizuar vendimin që ka marrë autoriteti i dosjeve duke pranuar plotësisht padinë sa i përket pretendimit të autoritetit se ai ka qenë një nga bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit”, u shpreh avokati.

    Por çfarë është çështja “Venusi”

    Akuzat për Bujar Sheshin u bënë nga Autoriteti i Dosjeve, ku deklaroi se prokurori ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetitv kur ka qenë i ri. Menjëherë pas këtyre akuzave reagoi dhe Sheshi, i cili i mohoi akuzat dhe kallëzoi në Prokurori, Autoriteti i Dosjeve.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    “Unë  kam deklaruar dhe rideklaroj nën përgjegjësinë time ligjore që nuk kam qenë asnjëherë në jetën time as bashkëpunëtor dhe as anëtarë i Ish Sigurimit të Shtetit; Të gjitha faktet e pasqyruara në pikën a) të dispozitivit të vendimit janë të rreme sepse nuk përputhen dukshëm me të dhënat e administruara nga AIDSSH”, shkruhej në padinë e Sheshit.

    Pas kallëzimi të bërë disa javë më parë, edhe drejtoresha e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula, reagoi duke thënë se sipas dokuementeve që ka në dispozicion ky Autoritet, Bujar Sheshi rezulton se ka qenë bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit.

     “Jemi të hapur për çdo hetim, procesi ka qenë i drejtë, janë marrë masat, është i dokumentuar mirë. Pretendimi mbi ngatërrimin e gjeneraliteteve? Autoriteti si organ kolegjial ka bërë verifikimet. Personi ka të drejtë e animimit. Nuk ka axhendë politike, do të bëjmë punën kështu sikur po e bëjmë”, shprehej Sula.

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment