Politike

E fton në emision, Basha nuk i pranon ftesën Fevziut, moderatori: S’do të përballet me gazetarët 

Në emisionin e tij "Opinion", Fevziu ka ftuar katër kandidatët për Kryetar të PD-së, nga të cilët vetëm Basha nuk i është përgjigjur ftesës së gazetarit.
Featured image of article: E fton në emision, Basha nuk i pranon ftesën Fevziut, moderatori: S’do të përballet me gazetarët  Blendi Fevziu

TIRANË- Kryetari aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka refuzuar ftesën e Blendi Fevziut për të marrë pjesë në emision.

Në emisionin e tij “Opinion”, Fevziu ka ftuar katër kandidatët për Kryetar të PD-së, nga të cilët vetëm Basha nuk i është përgjigjur ftesës së gazetarit. Fevziu në hyrje të emisionit ka thënë se Basha nuk ka pranuar që të përballet me gazetarët.  

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Janë 4 kandidatë që konkurrojnë, ne i kemi ftuar të katërt që të jenë sot prezent, tre prej tyre e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, i katërti nuk ka pranuar që të përballet me gazetarët për këtë çështje”, tha Fevziu.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment