Politike

E ftohur me Bashën? Kryemadhi: Na ka gjetur halli me ju, keq afër e keq larg, kemi tipa të ndryshëm por na bashkon objektivi

E pyetur nëse ka një krisje mes saj dhe Bashës, pasi kohët e fundit nuk janë parë së bashku, Kryemadhi është shprehur se janë dy tipa të kundër. Sipas saj ajo është më vrapuese ndërsa Basha më Evropian.
Featured image of article: E ftohur me Bashën? Kryemadhi: Na ka gjetur halli me ju, keq afër e keq larg, kemi tipa të ndryshëm por na bashkon objektivi Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha

TIRANË– Kryetarja e LSI ka folur në emisionin “Open” në Top Channel rreth koalicioni opozitar duke thënë se PD dhe LSI kanë një objektiv të përbashkët.

E pyetur nëse ka një krisje mes saj dhe Bashës, pasi kohët e fundit nuk janë parë së bashku, Kryemadhi është shprehur se janë dy tipa të kundër.

Sipas saj ajo është më vrapuese ndërsa Basha më Evropian.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Jemi dy tipa të kundër. Por kemi një objektiv të përbashkët. Unë vrapoj më shpejt më harbute, ai është më evropian. Unë them ta ha veshin…ai thotë se kushtetuta se kështu se ashtu… Na kompleton Dash Shehi, Nard Ndoka… Kështu!.” tha Kryemadhi.

Marrë nga Top Channel

(f.m/dosja.al)

Shto Koment