Bota

E fshehur në konteinerët me banane/ Kapen 1 ton kokainë në Itali me vlerë 250 mln euro, kishte si destinacion Gjermaninë (VD)

Kapen 1 ton kokainë në Itali me vlerë 250 mln euro. Droga kishte si destinacion Gjermaninë. Kokaina ishte fshehur brenda konteinerëve me banane.
Featured image of article: E fshehur në konteinerët me banane/ Kapen 1 ton kokainë në Itali me vlerë 250 mln euro, kishte si destinacion Gjermaninë (VD) Foto nga aksioni i Policisë.

Itali- Një sasi e madhe droge është kapur në Itali. Sipas Policisë italiane është kapur  1, 176 kg kokainë,mbi 1 ton, në portin e ‘Gioia Tauro’, e cila në në treg kap vlerën e 250 milionë eurove.

Mediet vendase raprtojnë se lënda narkotike ishte fshehur në një kontejner me banane, që vinte nga Amerika e Jugut dhe kishte si destinacion final Gjermaninë.  Sasia e drogës me 1,176 kilogramë drogë, ishte e fshehur në 144 pako në një ‘enë’ frigoriferike të përdorur për transportimin e bananeve. Droga u zbulua falë skanimit me rreze X të realizuar në kontejnerë.

Në aksion kanë marrë pjesë Guardia di Finanza, Europol dhe antidroga italiane.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në 12 muajt e fundit, në portin e Gioia Tauro, Guardia di Finanza dhe Agjensia Doganore, kanë sekuestruar në 12 muajt e fundit mbi 2.5 tonë kokainë.

J.V/Dosja.al

Shto Koment