Bota

E frikshme/ Uganda do të miratojë dënimin me vdekje për homoseksualët

Qindra njerëz të LGBT-së janë detyruar të largohen nga vendi si refugjatë dhe më shumë do të ndjekin të njejtin shembull nëse ky ligj miratohet.
Featured image of article: E frikshme/ Uganda do të miratojë dënimin me vdekje për homoseksualët

UGANDË – Uganda pritet të miratojë ligjin e ri, i cili dënon me vdekje njerëzit me orientimin homoseksual.

Ky ligji kishte rreth 5 vite që ishte anulluar nga parlamenti i Ugandës, por mesa duket do të rihyjë në fuqi në vitin 2020.

‘Homoseksualiteti nuk është i natyrshëm për Ugandasit, por ka pasur një përhapje masive të njerzëve  homoseksualë në shkolla, dhe veçanërisht në mesin e të rinjve, ku shoqatat LGBT po promovojnë gënjeshtrën se njerëzit kanë lindur me orientime seksuale të tilla,’ tha ministri i etikës dhe integritetit të Ugandës, Simon Lokodo.

Vendet afrikane si Uganda kanë disa nga ligjet më ndaluese dhe më të rrepta në botë përsa i takojnë homoseksualitetit.

Marrëdhëniet e të njëjtit seks konsiderohen tabu, dhe kryerja e marrëdhënieve seksuale midis të njëjtit seks është një krim që dënohet me burgim e deri në vdekje në pjesën më të madhe të kontinentit afrikan.

Qindra njerëz të LGBT-së janë detyruar të largohen nga vendi si refugjatë dhe më shumë do të ndjekin të njejtin shembull nëse ky ligj miratohet.

Burimi: Daily Mail

E.C/Dosja.al

Shto Koment