Bota

E frikshme, 2500 njerëz të zhdukur nga Uragani Dorian në Ishujt Bahamas

Kjo shifër zyrtare u njoftua gjatë një konference për media nga zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Emergjencave, Carl Smith.
Featured image of article: E frikshme, 2500 njerëz të zhdukur nga Uragani Dorian në Ishujt Bahamas Pamje nga shkatërrimi që ka shkaktuar Uragani Dorian

BAHAMAS- Carl Smith, zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Emergjencave  paralajmëroi se lista e të zhdukurve është ende duke u përpunuar, sepse duhet të kontrollohen regjistrat qeveritar të individëve që kanë arritur të mbërrijnë në vendstrehime, si dhe njerëz të tjerë që janë evakuuar.

Pas stuhive të forta të Uraganit Dorian në Bahamas ku kanë mbetur të vdekur të paktën 50 persona, së fundmi mediat e huaja kanë raportuar një shifër të sakt të personave të humbur.

Mësohet që të paktën  2.500 persona të kenë humbur gjatë këtyre 10 ditëve nga kaosi që krijoi Uragani Dorian në Ishujt Bahamas.

Prejt ditësh  dhjetëra punonjës kanë vijuar kërkimet në mënyrë që të gjenin dhe shpëtonin njerëzit e humbur.

Janë rreth 2.500 persona për të cilët nuk kemi informacione. Disa prej tyre mund të jenë në vendstrehime dhe numri mund të ulet pasi të përfundojnë verifikimet e nevojshme”, theksoi Smith.

Bazuar në deklaratën e tij  rreth 5.000 persona janë evakuuar deri më tani, nga dy vendet më të prekura nga uragani ndërsa 7.000 banorë të tjerë presin të evakuohen.

Mark Lowcock. koordinatori i Ndihmave Emergjente të OKB-së, ka deklaruar se të pothuajse  70.000 banorë të këtij vendi kanë nevojë për ushqim dhe ujë të pijshëm, pasi veni është i përmbytur i gjithi.

Kujtojmë se stuhitë e Uraganit Dorian, vijojnë prej më shumë se 1 jave në Bahama dhe është vlerësuar si më i madhi që ka goditur ndonjëherë këtë rajon.

 A.C/Dosja.al

Shto Koment