Aktualitet

E frikësoi përballja me Vettingun? Jep dorëheqjen zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Skënder Doda

Drejtori i Menaxhimit dhe Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Skënder Doda i ka paraqitur dorëheqjen kryepolicit Ardi Veliut dhe më vonë me një kërkesë drejtuar Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit i ka kërkuar që të ndërpresë procesin e Vettingut ndaj tij.
Featured image of article: E frikësoi përballja me Vettingun? Jep dorëheqjen zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Skënder Doda Skënder Doda

TIRANË- Drejtori i Menaxhimit dhe Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Skënder Doda ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, duke u larguar nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Fillimisht Doda i ka paraqitur dorëheqjen kryepolicit Ardi Veliut dhe më vonë me një kërkesë drejtuar Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit i ka kërkuar që të ndërpresë procesin e Vettingut ndaj tij. Kërkesa e tij është marrë parasysh nga KJV, duke e lënë në gjysëm hetimin e nisur ndaj tij.

Që prej nisjes së procesit të Vettingut, Skënder Doda është zyrtari i katërt i Policisë së Shtetit që ka dhënë dorëheqjen. Para tij janë larguar efektivët Ernest Dimashi, Xhevahir Çeloaliaj dhe Arsen Sinamataj. Ndërsa të përjashtuar janë: Oltion Shehu, Edmond Papa, Arben Frashëri dhe Besim Shabani.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pjesë tjetër e drejtuesve të Policisë së Shtetit që i kanë nënshtruar procesit të Vettingut janë kanë dalë që të konfirmohen në detyrë, mes tyre dhe Ardi Veliu.

(k.m/dosja.al) 

Shto Koment