Aktualitet

E filmoi dhe videot intime ia nisi babait të gruas/ Gjykata e Tiranës dënon me burg ‘ish-deputetin’

Vendimi nga Gjykata Penale e Tiranës për 54-vjeçarin i cili u gjet fajtor për veprën penale të përndjekjes, u dha ekzaktësiht 10 ditë më parë, më 15 Janar.
Featured image of article: E filmoi dhe videot intime ia nisi babait të gruas/ Gjykata e Tiranës dënon me burg ‘ish-deputetin’ Foto ilustruse

Tiranë-Një marrëdhënie intime që nisi me një mashtrim dhe përfundoi me kërcënime dhe shpërndarje të videove intime te familjarë të ish-partneres, ka sjellë dënimin me burg për herë të parë në jetë për një shtetas kosovar.

Vendimi nga Gjykata Penale e Tiranës për 54-vjeçarin i cili u gjet fajtor për veprën penale të përndjekjes, u dha ekzaktësiht 10 ditë më parë, më 15 Janar.

J.Z. u arrestua më 14 Gusht dhe që prej atëherë mbeti në qeli pasi u hetua nën masën e sigurisë “arrest me burg”. Prokuroria kërkoi për të dënimin me 8 muaj burgim, ndërsa mbrojtja bëri kërkesë për lirimin nga qelia, duke kërkuar që dënimi të vendosej në masën e njëjtë me kohën e paraburgimit. Ndërkohë, i pandehuri ka pranuar akuzën dhe ka shprehur pendesë për veprimet e kryera. Në fund, në një proces që u zhvillua me gjykim të shkurtuar, gjykata vendosi dënimin me 8 muaj burgim ndaj të pandehurit, për veprën penale për përndjekjes.

Njohja

Në vendimin e gjykatës të siguruar nga “BoldnNews”, zbardhet dhe historia që çoi pas hekurave kosovarin:

Protagonistja tjetër e historisë është një 40-vjeçare (që “Boldnews” po i referohet si Ana në mbrojtje të privatësisë), e cila ushtron aktivitetin e saj privat në një zyre mobiliare. Në kuadër të këtij aktiviteti, ajo është njohur me të pandehurin J.Z., i cili kishte dy shtetësi, kosovare dhe kroate. Ai ka kontaktuar me të në muajin qershor të vitit 2018, për ndërmjetësimin në blerjen e një prone, në qytetin e Vlorës. Në shtator të vitit 2018, kallëzuesja ka filluar një lidhje intime me të pandehurin dhe për këtë shkak ka filluar edhe procedurat e divorcit, me bashkëshortin, me të cilin ka një fëmijë.

“Jam ambasador dhe ish deputet” – Zbulohet mashtrimi

Nga deklarimet e kallëzueses rezulton se ky raport ka zgjatur rreth një vit, ndërkohë që i pandehuri i kërkonte që të përfundonte procedurat e divorcit dhe të njihej me familjen e saj. Në Maj të vitit 2019, Ana ka shkuar të jetojë me të pandehurin, në Kroaci. Aty ka kuptuar se ai ishte një shofer autobusi dhe jo zv/ambasador i Kosovës në Kroaci apo ish-deputet i parlamentit të Kosovës ose kryetar i një partie të pakicës serbe në Kosovë, “SNSD Kosova”, siç edhe kishte pretenduar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në këto kushte, ajo i ka kërkuar paratë që i kishte dhënë për punët që kishin nisur së bashku.

Gjatë kohës që kanë bashkë jetuar, i pandehuri J.Z. ka filmuar marrëdhëniet seksuale që kryenin së bashku. Në kohën që ajo ka vendosur të largohet, i pandehuri e ka kërcënuar se do t’i hidhte këto materiale secilit prej personave që njihte në rrjetet sociale, nëse nuk kthehej. Kështu, ai i ka dërguar këto materiale vëllait të saj, e më pas ai e ka kërcënuar se këto video do t’ia hidhte edhe bashkëshortit dhe të birit.

Ajo ka shtuar se çdo faqe pune që ajo hap, ai i kopjon dhe vë aty emrin e vet dhe e kërcënon se do i çoj videot çdo kontakti të punës së saj. Ajo shpjegon se ai po përpiqet t’i shkatërrojë familjen dhe ekonominë, që të detyrohet të shkojë dhe të jetojë me të.

Në lidhje me këtë çështje, janë marrë edhe deklarimet e dy motrave të Anës, të cilat kanë shpjeguar se në adresë të tyre dhe të të atit, kishin ardhur video intime, në të cilat shfaqej e motra. Gjithashtu, ato shpjegojnë se të njëjtat video i kanë shkuar edhe vëllait të tyre, i cili jeton jashtë Shqipërisë.

Këto veprime janë kryer në harkun kohor prej 10 ditë.

“Me veprime aktive, të kundërligjshme, që konsistojnë në dërgimin e mesazheve të përsëritura, me përmbajtje fyese dhe kërcënuese, si edhe duke i dërguar videot në fjalë personave të ndryshëm, për ta detyruar viktimën të bashkëjetojnë, ka konsumuar tërësisht elementët e figurës së veprës penale të përndjekjes”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Marrë nga Fax Web

Shto Koment