Showbiz

“E fillove mbarë që ditën e parë”, Ledio Lako thumbon Erion Isain: Suksese në rrugën e ‘politikanit’

Në një reagim ai ka falenderuar ata që kanë qenë deri në këtë pikë të rrugëtimit të tij në jetë, por duket se ka bërë një gabim.
Featured image of article: “E fillove mbarë që ditën e parë”, Ledio Lako thumbon Erion Isain: Suksese në rrugën e ‘politikanit’ Erion Isai dhe Ledio Lako

TIRANË- Aktori i njohur Erion Isai u zgjodh në 30 qershor kryetar i Bashkisë së Kolonjës. Sot në një postim në Instagram ai ka treguar shkëputjen nga telviozni dhe aktrimi, duke iu përkushtuar politikës. Në një reagim ai ka falenderuar ata që kanë qenë deri në këtë pikë të rrugëtimit të tij në jetë, por duket se ka bërë një gabim.

Ai kishte bërë një listë të reduktuar me falënderime dhe ka qenë aktori i ‘Portokalli’ Ledio Lako që ja ka vënë në dukje. Lako i njohur ka komentuar duke i thënë se në listën e tij duhet të akoma më shumë njerëz për të falënderuar.

Komentet e aktorëve

Ben mire qe falenderon dhe tregon mirenjohje! Po mendoj se ke akoma liste per te falenderuar. Ndoshta jo si vllezer por te pakten si kolege! Gjithsesi suksese ne rrugen e re te”poltikanit”. E fillove mbare qe diten e pare,“-shkroi Ledio Lako.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa nuk mugon edhe përgjigja e Erion Isait: “Lista vertet eshte gjate. Mirenjohjen dhe falenderimin per gjithe portokalline e kam thene disa here. Kjo sben asnje nga koleget me pak te rendesishem ne jeten time.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment