Aktualitet

E ekzekutuan me 14 plumba pranë shtëpisë/ Klevis Kapllani është përfshirë në ngjarje kriminale në Elbasan e Peqin, disa persona nuk i kthyen mbrapsht makinën “Audi A6”

Klevis Kapllani është përfshirë në ngjarje kriminale në Elbasan e Peqin. Po kështu disa persona nuk i kthyen mbrapsht makinën “Audi A6”, të cilën ua dha disa ditë para vrasjes.
Featured image of article: E ekzekutuan me 14 plumba pranë shtëpisë/ Klevis Kapllani është përfshirë në ngjarje kriminale në Elbasan e Peqin, disa persona nuk i kthyen mbrapsht makinën “Audi A6” Klevis Kapllani

RROGOZHINË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Klevis (Bledar) Kapllanit, ngjarje kjo që ndodhi ditën e djeshme në Rrogozhinë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 33-vjeçari përveç dënimit për drogë në Itali, ka qenë i përfshirë në ngjarje të rënda kriminale të ndodhura muajt e fundit në Elbasan dhe Peqin.

Një detaj i rëndësishëm për policinë është edhe fakti që disa dite para vrasjes, në 12 shtator viktima ka pasur kontakt me disa persona ende të pa identifikuar  dhe u ka dhënë në përdorim makinën e tij tip “Audi A6” deri në datën 14 shtator. Por, makina nuk është kthyer dhe mëngjesin e datës 15 shtatorit, ditën që  Kapllani u gjet i vrarë pranë banesës së tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

33-vjeçari Klevis Kapllani u gjet i pajetë dje në orën 06:00 të mëngjesit brenda makinës së tij. Në lidhje me ngjarjen është shoqëruar në komisariat kushëriri i viktimës, me inicialet F.Th. Ai dyshohet se ka lidhje me krimin por ende nuk dihet saktësisht se si është përfshirë. Ndërkohë, mësohet se janë marrë në pyetje nëna, babai dhe bashkëshortja e të ndjerit. Tabulatet telefonike dhe dëshmitë, pritet që të hedhin dritë mbi ekzekutimin me 14 plumba të Kapllanit.

J.V/Dosja.al

Shto Koment