Aktualitet

“E dua nipin gjallë”/ Mes lotësh përcillet në banesën e fundit 4-vjeçari që e zuri korenti në Berat, familjarët vënë “kujën”

VIDEO
Sot është përcjellë mes lotësh në banesën e fundit 4-vjeçari që e zuri korenti mbrëmjen e djeshme.
Featured image of article: “E dua nipin gjallë”/ Mes lotësh përcillet në banesën e fundit 4-vjeçari që e zuri korenti në Berat, familjarët vënë “kujën” Foto nga varrimi i vogëlushit.

Berat- Ditën e sotme është përcjellë për në banesën e fundit, 4-vjeçari, të cilin e zuri korenti në një park në Berat. Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë dhjetëra persona, familjarë dhe të afërm, të cilët vunë  “kujën”. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme të publikuara nga Dosja.al nëna e vogëlushit qan dhe në fytyrat familjarëve  shfaqet dukshëm dëshpërimi. Ndërkohë edhe tezja e tij qan dhe bërtet për humbjen e nipit. “E dua gjallë nipin”, shprehet ajo.


Ngjara e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm në Berat, ku një fëmijë 4 vjeç ra në konktakt me energjinë elektrike dhe humbi jetën. Fëmija ishte duke luajtur në park, kur preku një prej telave që ushqente dritat e parkut. Për këtë ngjarje janë arrestuar dy punonjësit e Bashkisë Berat dhe janë nën hetim 4 elektricistë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

J.V/Dosja.al

Shto Koment