Politike

“E do një dorë”, Nard Ndoka flet hapur: Çfarë do i bënte karriges së Ramës nëse do ulej në të

Nard Ndoka është shprehur se karrigen do ta lante edhe nga mëkatet.
Featured image of article: “E do një dorë”, Nard Ndoka flet hapur: Çfarë do i bënte karriges së Ramës nëse do ulej në të Edi Rama dhe Nard Ndoka

Tiranë- Mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Casa De Los 3s” në Ora News  kreu i PDK-se Nard Ndoka ka treguar se çfarë do të bënte nëse do të ulej një ditë në karrigen e kryeministrit Edi Rama.

 “Karrigen e Ramës do ta laja, do i bëja një lavazh, para se të ulesha”, është shprehur ai.

I ngacmuar nga moderatorja se në çfarë sensi do e lante, deputeti Ndoka u shpreh se “do e lante nga mëkatet, megjithëse edhe për pjesën e higjenës do një dorë”.

Ai foli më tej për Sali Berishën dhe Fatos Nanon u shpreh: “Berisha është një personazh që merret diçka prej tij, ka gjëra pozitive. Nano ka qenë një qytetar i mirë, pavarësisht se ishte i papërgjegjshëm, s’kam lidhje as me pijen e tij, pasi ishte pijedashës dhe nuk e marr atë pjesën e vesit, kështu që zgjedh Berishën.”

J.V/Dosja.al

Shto Koment