Showbiz

E djersitur dhe pa grim për ditëlindje, Aurela Gaçe i uron vetëm një gjë vetes për 45-vjetorin: Të shoh fëmijët të rriten…(Foto)

Sot këngëtarja feston ditëlindjen dhe ka postuar një foto nga palestra me të cilën ka uruar edhe veten për këtë 45-vjetor.
Featured image of article: E djersitur dhe pa grim për ditëlindje, Aurela Gaçe i uron vetëm një gjë vetes për 45-vjetorin: Të shoh fëmijët të rriten…(Foto) Aurela Gaçe

TIRANË- Këngëtarja e mirënjohur Aurela Gaçe është një prej emrave të shoëbizzit shqiptar më të dashur për nga publiku. Ajo njihet për vokalin e saj të veçantë dhe për karakterin e çiltër që ka. Aurela është  nënë e dy vajzave dhe gjithmonë e ka treguar dashurinë për vajzat e saj, ashtu si çdo prind tjetër.

Sot këngëtarja feston ditëlindjen dhe ka postuar një foto nga palestra me të cilën ka uruar edhe veten për këtë 45-vjetor.

Por edhe pse 45 vjeç, për Aurelën asgjë s’ka ndryshuar pasi  këtë e tregon me edhe me përkushtimin e saj pas sportit dhe duket se energjia nuk i mungon aspaK.

Në urimin për veten Aurela thotë se kështu nga palestra me doreza dhe e mbuluar nga djersët i kalova 45-vite, dhe i vetmi urim që ajo i bën vetes është të shoh fëmijët të rriten dhe të jetë pranë vajzave në momentet më të vështira dhe të bukura të jetës.

 

Sot, 45 vjeç🙈😀💃. Mund te kisha zgjedhur çdo lloj fotoje per kete dite, por kjo ,me “doreza” ne duar ,eshte simboli i te jetuarit per mua. Keshtu, e djersitur, pa masken e perfituar nga grimi, duke luftuar per me te miren, per te realizuar veten , per te ndertuar gjithçka jam, me rrëzime e ngritje , …..keshtu i kalova keto 45 vjet….e tani ,pa i hequr “dorezat” nga duart , uroj te jem sa me gjate prane familjes time te shtrenjte. Ky eshte i vetmi urim qe i bej vetes eshte, te jem ketu, te shoh femijet te rriten, të jem me vajzat ne hapat e veshtire e te bukur te jetes. Te jem prane femijeve te mi, ashtu sic prinderit e mi ishin e jane me mua . Kaq dua vertete🙏, vetëm jetë. Po te kemi jete e shendet, pastaj te tjerat dihen…..”dorezat ” ne duar, e forca perpara 💪😅”-shkruan Aurela.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment