Diaspora

E diskriminonin për prejardhjen, 17-vjeçarja shqiptare del më e mira në universitetin e Athinës, thyen rekord pikësh pa ndjekur asnjë kurs privat

Vajza e dy emigrantëve shqiptarë doli më e mira vetëm me përpjekjen e saj dhe mbështetjen e mësuesve të saj në shkollën publike. Ajo nuk ka ndjekur aspak traditën e njohur të sistemit grek me kurset private që janë pjesë e pandarë e shkollimit të të gjithë fëmijëve.
Featured image of article: E diskriminonin për prejardhjen, 17-vjeçarja shqiptare del më e mira në universitetin e Athinës, thyen rekord pikësh pa ndjekur asnjë kurs privat Albiona Mancho

GREQI– Maturantja shqiptare, Albiona Mancho është vlerësuar me 18.750 pikë në provimet shtetërore, duke u renditur e para në degën Informatikë të “OPA” në Universitetin Ekonomik të Athinës.

Vajza e dy emigrantëve shqiptarë doli më e mira vetëm me përpjekjen e saj dhe mbështetjen e mësuesve të saj në shkollën publike. Ajo nuk ka ndjekur aspak traditën e njohur të sistemit grek me kurset private që janë pjesë e pandarë e shkollimit të të gjithë fëmijëve.

17 vjeçarja ka thyer rekord duke marrë sipas sistemit grek 20 në Informatikë, 20 Ekonomi, 18,6 Matematikë dhe 16.4 Gjuha Greke- Letërsi.

Albiona Mancho

Albiona është shprehur se “nuk pranova kurrë të shkoj në kurse private pas shkollës. E njoh mirë veten time, e di sa kohë më duhet të përvetësoj një lëndë, koha dhe mundimi që duhet të investoj, kurset private thjesht do më privonin nga aktivitetet e tjera jashtëshkollore, që për mua janë njësoj të rëndësishme”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nxënësja ka dhënë kështu një ndihmë të madhe në familjen e saj emigrante, pasi në Greqi thuajse të gjitha familjet me fëmijë gjimnazistë, nëse duan të studiojnë në auditoret e larta, duhet të paguajnë shuma jashtëzakonisht të larta, në kurset pas shkollore.

Mediat greke shkruajnë se gjatë viteve të shkollës fillore, Albiona është ndjerë e diskriminuar nga shoqëria e saj për shkak të prejardhjes së saj.

Ajo thotë se“çdo gjë që bëj dua të jetë perfekte, nëse nuk arrij nivelin më të lartë, askush nuk do mësojë kurrë për angazhimin tim. Ky rezultat është piedestali në të cilin ngjitesha gradualisht me ndihmën e mbështetjen e prindërve të mij, nga klasa e parë fillore. Pandemia ishte një tjetër eksperiencë e vlefshme, me telemësimet, karantinën, më dhanë kohë dhe përvojë për të ardhmen”.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment