LIVE UPDATES
Editorial

E dinit? … Po zhdukemi!

11 Maj 2021, 08:40 Nga DOSJA

Nga Meri Lika

Sot mëngjesi më nisi i trishtuar. Duke lundruar në internet, më doli përpara një libër i vitit 2002 me titull “IQ and the Wealth of Nations” (IQ dhe Pasuria e Kombeve) me autor psikologun Richard Lynn dhe politologun Tatu Vanhanen. Në librin e tyre, këta dy autorë, kanë prezantuar konceptin e IQ së zbatuar për kombet, duke llogaritur IQ e të gjitha shteteve. Ata e vazhduan studimin e tyre në vitin 2006 me një libër të dytë të titulluar “IQ and Global Inequality” (IQ dhe Pabarazia Globale) në të cilin, shkuan më tej, duke argumentuar se ndryshimet kombëtare në mirëqenien sociale dhe prosperitetin ekonomik janë të ndërlidhura me IQ mesatare kombëtare. Sigurisht, ata nuk pretendojnë se inteligjenca është i vetmi faktor në prosperitetin kombëtar, por sigurisht është një faktor i rëndësishëm.

Pas prezantimit të këtij koncepti, pra pas vitit 2002, çdo vit publikohet IQ sipas shteteve.
Për të marrë më shumë informacion në lidhje me këtë studim gjeta disa informacione në faqen World Population Review.

Për vitin 2021 sipas kësaj faqe (https://worldpopulationreview.com/country-rankings/average-iq-by-country) , Shqipëria ndodhet në vendin e 59 me IQ 90. Madje ne shqiptarët paskemi nivel inteligjence më të lartë se serbët dhe jemi në të njëjtin nivel me Kroacinë, Turqinë dhe Bosnjen.

Në studimin e bërë nga Lynn dhe Vanhanen (i cili duhet thënë se është kritikuar shumë por në të njëtën kohë ka pasur edhe shumë mbështetës), dhe nga të dhënat për zhvillimin ekonomik të vendeve duket se ekziston vërtet një lidhje midis IQ të një kombi dhe mirëqenies së tij ekonomike. Një PBB e ulët mund të shkaktojë një IQ të ulët, por edhe një IQ e ulët mund të shkaktojë gjithashtu një PBB të ulët. Le të kujtojmë se një person, ose një komb, nuk është më pak inteligjent për shkak të një niveli më të ulët të arsimimit. IQ nuk ka të bëjë me performancën konkrete; përkundrazi është aftësia për të kuptuar dhe mësuar.

Inteligjenca është veçanërisht e lidhur me aftësinë për të arritur të njëjtin edukim arsimor me më pak përpjekje. Duke u nisur nga ky studim,  Shqipëria nga ana e zhvillimit ekonomik duhet të ishte më mirë se Serbia dhe në të njëjtin nivel me Kroacinë, por kjo gjë nuk ndodh.

Arsyet se përse nuk kemi zhvillim ekonomik si Kroacia apo qoftë edhe si Serbia ne tashmë i dimë të gjithë, fajtor jemi ne sepse lemë politikanët tanë që gjithmonë ta përdorin shtetin për pushtetin dhe jo për shtetin.

Por ajo që m’i dha ditës trishtim, duke parë të dhënat për Shqipërinë në World Population Review ishte fakti se si do të ndryshojë numri i popullsisë për 75 vitet e ardhshme të këtij shekulli.


Në bazë të këtyre të dhënave, popullsia e Shqipërisë nga 2,866,374 banorë që është sot, në vitin 2095 do të shkojë 1,218,363 banorë.

E tmerrshme! E dhimbshme! PO ZHDUKEMI!

Grafiku i kësaj dhimbjeje më dha një trishtim të jashtëzakonshëm (shpresoj të mos iu japë edhe juve të njëjtën ndjesi).

Atë që nuk e bëri dot as turku, as serbi, as greku e as asnjë nga armiqtë tanë (që nuk kanë qenë të paktë) në shekuj, pra shfarosjen tonë, brenda 100 vjetëve është duke e bërë politika dhe politikanët tanë por, sigurisht , gjithmonë me ndihmën tonë të palëkundur.

Ata po na zhdukin si komb kurse ne i votojmë.

Para se t’hupet kështu Shqypnia,
Me pushkë n’dorë le t’desë trimnia!
Çoniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu,

E mos shikjoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!…..

Do ta ndryshoja këtë himn  të Pashko Vasës në:

E mos shikjoni cila është partia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!…..

Duhet të nxitojmë dhe të reagojmë kundër politikës dhe politikanëve tanë, sepse jemi duke i lënë fëmijët pa atdhe, ku të paktën të mund të kthehen e të kalojnë vitet e pleqërisë./Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

editorial editorial analiza e meri likes meri lika analiza e meri likes meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 10 Maj 2021, 08:19

Guri shqiptar i Sizifit

Nga Meri Lika26 prilli 2021 ishte fundi i linjës në procesin e gjatë dhe shumë të vështirë në të cilën po bënte sikur po ecte demokratizimi i vendit. Fuqia pol...

Editorial 6 Maj 2021, 07:28

Alzaimer popullor

Ne jemi një popull i sëmurë nga alzaimeri. Po po, nga alzaimeri ose amnezia, ajo sëmundja që quhet sëmundje e shekullit të 21 e që shpesh në gjuhën popullore i ...

Editorial 5 Maj 2021, 12:57

Opozita si instrument i prishur

Ndërsa vula e votës mbi gisht po shuhet dhe prilli duket i largët, zymtësia e mandatit të tretë, duke u përzjerë më me optimizmin e pranverës së vonuar, po bëhe...

Editorial 5 Maj 2021, 15:31

Ç’duhet të bëjë Lulzim Basha?

Zgjedhjet përfunduan me rezultat katastrofik për opozitën dhe gjithë vëmendja e shoqërisë dhe faktorit ndërkombëtar, është drejtuar te lideri i opozitës Lulzim ...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën