Rajoni

“E dija kush do fitonte zgjedhjet”, Daçiç deklaratë të fortë: Ma ka thënë Palmer, amerikanët duan “Shqipërinë e Madhe”

Ai shtoi se gjatë një bisede me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin perëndimor, Matthew Palmer, i ishte thënë se Lëvizja Vetvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të dalin fituese
Featured image of article: “E dija kush do fitonte zgjedhjet”, Daçiç deklaratë të fortë: Ma ka thënë Palmer, amerikanët duan “Shqipërinë e Madhe” Ivica Daçiç dhe Mathew Palmer

SERBI– Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, një ditë pas zgjedhjeve në Kosovë ka bërë një deklaratë “bombë”. Ai sot është shprehur se e ka ditur që më herët se kush do i fitonte zgjedhjet, pasi ia kishte thënë zyrtari i lartë i SHBA.

Ai shtoi se gjatë një bisede me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin perëndimor, Matthew Palmer, i ishte thënë se Lëvizja Vetvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të dalin fituese në zgjedhje dhe do të krijojnë koalicion.

Nuk është e rastësishme. Amerikanët kanë thënë se tani është çështje pak më e komplikuar sepse për herë të parë do të merren me një parti e cila është e idesë për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Ne nuk mund të ndikojmë tek ata që shqiptarët e Kosovoës i zgjedhin, ne duhet të bashkëpunojmë me të gjithë pa marrë parasysh nëse dikuj i pëlqen ajo parti apo jo. Në çfarëdo rrethane, pres të vazhdohet dialogu, të heqet taksa dhe me këtë të krijohen kushtet për kërkim të një zgjidhje kompromisi”, theksoi Daçiç.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Me 25.81% të votave kryeson Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,08%, të votave. E treta në garë rendit PDK-ja me 21, 18% të votave. Zgjedhjet u zhvilluan me incidente te vogla. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment