Aktualitet

E diela e qetë për Infektivin! Asnjë ambulancë nuk solli pacientë me koronavirus, por gjatë mesnatës…

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se ndryshe nga ditët e tjera paraditen e sotme nuk është vënë re asnjë lëvizje autoambulancash që sjellin të infektuar në spitalin Infektiv.
Featured image of article: E diela e qetë për Infektivin! Asnjë ambulancë nuk solli pacientë me koronavirus, por gjatë mesnatës… Foto ilustruese

TIRANË– E diela duket se ka qënë më e qetë lidhur me rastet e koronavirusit, të paraqitura pranë spitalit Infektiv. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se ndryshe nga ditët e tjera paraditen e sotme nuk është vënë re asnjë lëvizje autoambulancash që sjellin të infektuar në spitalin Infektiv.

Megjithatë gjatë mesantës, ka pasur raste që janë nisur për t’u shtruar në spital, mirëpo ende nuk dihet gjendja e tyre. Ministria e Shëndetësisë, do të përditësojë të gjithë të dhënat lidhur me koronavirusin në vend me anë të një deklarate për shtyp.  

Ndërkohë, numri i të infektuarve në Shqipëria ka shkuar në 333, dhe 20 ai i viktimave. Mosha mesatare e të prekurve në Shqipëri është 50 vjeç, relativisht e re, krahasuar me vendet e tjera. Ndërkohë, në Spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi”, dy spitalet COVID1 dhe 2, po marrin shërbim 71 persona, 3 prej të cilëve janë të vendosur në aparate respiratore. Numri total i të shëruarve në Shqipëri, ka shkuar në 100.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m/dosja.al)

Shto Koment