Aktualitet

E DHIMBSHME/ I vetëm mes zjarrit, shikoni se si iriqi i vogël tenton t’u shpëtojë flakëve tek Kepi i Rodonit

Kafsha e vogël ka dalë nga strofulla e vet dhe është kapur nga kamera teksa largohet me shpejtësi për t’i shpëtuar rrezikut. Asnjë nga njerëzit që ndodhen aty rrotull apo zjarrfikëset nuk e ndihmojnë iriqin.
Featured image of article: E DHIMBSHME/ I vetëm mes zjarrit, shikoni se si iriqi i vogël tenton t’u shpëtojë flakëve tek Kepi i Rodonit

DURRËS– Pamjet që po shikoni vijnë nga Kepi i Rodonit, i cili është përfshirë nga flakët, një natë më parë. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme të publikuar nga ABCNews, një iriq, mundohet të shpëtojë nga zjarri që ka përfshirë të gjithë zonën.

Kafsha e vogël ka dalë nga strofulla e vet dhe është kapur nga kamera teksa largohet me shpejtësi për t’i shpëtuar rrezikut. Asnjë nga njerëzit që ndodhen aty rrotull apo zjarrfikëset nuk e ndihmojnë iriqin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zjarri përfshiu një ditë më parë pyllin në afërsi të kishës së Shën Ndout, pronë private e Provincës Franceskane. Flakët frikësuan banorët e zonës përreth por edhe kafshët në habitatin e tyre. Dëmet në këtë janë të konsiderueshme, ndërkohë që shkaqet nuk dihen ende.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment