Bota

E dhimbshme në Spanjë, viktimat e Covid-19 çohen për djegie pas 5 minutash ceremoni, vetëm pesë familjarë i japin lamtumirën nga afër, të tjerët përmes telefonit

Të gjitha ritet kryhen në varrezat e La Almudena në Madrid, ku viktimës i japin lamtumirën vetëm 5 të afërm.
Featured image of article: E dhimbshme në Spanjë, viktimat e Covid-19 çohen për djegie pas 5 minutash ceremoni, vetëm pesë familjarë i japin lamtumirën nga afër, të tjerët përmes telefonit Foto ilustruese
Përditësuar:

SPANJË-Pandemia e koronavirusit ka bërë kërdinë edhe në Spanjë ku deri më tani ka marrë qindra jetë njerëzish. Por një nga momentet e tmerrshme është  kryerja e funeraleve ku bëhet me shumë pak të afërm dhe brenda një kohe shumë të shkurtër.

Të gjitha ritet kryhen në varrezat e La Almudena në Madrid, ku viktimës i japin lamtumirën vetëm 5 të afërm.

Nga fillimi deri në fund, bekimet dhe lutjet zgjasin vetëm pesë minuta. Prifti At Edduar shpërndan ujë të shenjtë në arkivolin e mbyllur, i cili më pas ngarkohet në një karrocë dhe shkon për djegie.

Pasi arkivoli të jetë larguar, arrin një tjetër menjëherë, praktikisht një çdo çerek ore ku përsëri kryhen të njëjtat rituale. Ndërkohë disa persona funeralet e viktimës ua transmetojnë të afërmeve që nuk kishin mundësi të merrnin pjesë nëpërmjet celularit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani në Spanjë numri i viktimave ka shkuar në 13,169 ndërsa numri i të infektuarve nga covid-19 ka shkuar në 135,032.

Në rang global Covid-19 ka vrarë mbi 70 mijë persona dhe ka infektuar 1.2 milionë të tjerë, por lajm i mirë është se 269,494 të prekur kanë fituar betejën me COVID-19. . Në Itali janë shënuar 15,887 viktima, ndërsa në Francë 8,078. Virusi po bën ‘kërdinë’ në Spanjë, ku aty kanë humbur jetën 13.055 persona. Të infektuar ka edhe në Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë . Shqipëria ka rregjistruar 377 persona të infektuar dhe 22 viktima nga Covid-19.

Burimi: CNN

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment