Aktualitet

E dhimbshme! Ceremonia e lamtumirës për major Tanushin, të pranishëm 3 fëmijët, edhe vajza 1 vjeç (Foto)

Të pranishën në ceremoninë e lamtumirës për major Klodian Tanushit janë edhe tre fëmijët e tij të mitur.
Featured image of article: E dhimbshme! Ceremonia e lamtumirës për major Tanushin, të pranishëm 3 fëmijët, edhe vajza 1 vjeç (Foto) Vajza e major Klodian Tanushit

TIRANË– Të pranishëm në homazhet për major Klodian Tanushin janë edhe tre fëmijët e tij. 

Dy djemtë, 14 dhe 11 vjeçarë, po ashtu edhe vajza 1 vjeç e gjysmë, e cila mbahet në krahë nga e ëma. 

Major Klodian Tanushi u plagos më 6 maj në Letoni gjatë një stërvitjeje në Camo Adazi në Letoni. Nga shpërthimi i një bombe, humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj, dhe përveç majorit Tanushi u plagos edhe nëntetari Julian Kapaj.

Tanushi ndërroi jetë në spital, më datë 10 maj ndërkohë që trupi i nëntetares Hasanaj përcollej për në banesën e fundit, në “Varrezat e Dëshmorëve.”Të gjitha ambasadat shqiptarë në vende të ndryshme të botës si SHBA, Kanada, Kosovë, Rumani, Turqi, Bullgari, etj, kanë përcjellë ngushëllimet për humbjen e Nëntetares Hasanaj dhe Major Ranushit.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment