Showbiz

“E dashura e bosit të drogës”, mediet e huaja e quajnë Viola Spiron ‘bombë’: Shkaku që shqiptarët ndjekin sportin

Moderatores Viola Spiro i është kushtuar një artikull nga media maqedonase Kurir e cila e lartëson bukuroshen si shkakun pse shqiptarët shikojnë emisionet sportive.
Featured image of article: “E dashura e bosit të drogës”, mediet e huaja e quajnë Viola Spiron ‘bombë’: Shkaku që shqiptarët ndjekin sportin Moderatorja sportive, Viola Spiro.

TIRANË– Viola Spiro ka rrëmbyer gjithë vëmendjen e medies së huaj Kurir me bukurinë e saj. Në artikullin me titull “Bombë e vërtetë: Për shkak të kësaj moderatoreje, të gjithë shqiptarët janë duke ndjekur një emision sporti”, moderatorja sportive ndjehet mjaft e përkëdhelur.

Viola ka ndarë lajmin e Kurir në profilin e saj në rrjete sociale, duke treguar me krenari se si e përshkruajnë mediet maqedonase si një ikonë bukurie dhe shkaku që shqiptarët ndjekin emisionin “Sport Plus”.

Por, përveç suksesit dhe bukurisë, mediet nuk kanë lënë pa përmendur dhe të dashurin e saj, dhe e kanë cilësuar moderatoren si ‘e dashura e bosit të drokës’.

Kohë më parë në median rozë bëri bujë lajmi i të dashurit të Viola Spiros dhe problemeve të tij me drejtësinë. U komentua shumë jeta luksoze e moderatores, duke e lidhur me punët e paligjshme të të dashurit të saj bos.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment