Bota

E çuditshme! Niset për të kuruar pacientët me koronavirus, kolegët i japin këshillën e veçantë: Përgatit testamentin

28-vjeçarja ka thënë se ishin kolegët e saj, ata që e këshilluan që të bënte këtë veprim, pasi ajo ishte infermiere që do të merrej me pacientët që ishin në terapi intensive.
Featured image of article: E çuditshme! Niset për të kuruar pacientët me koronavirus, kolegët i japin këshillën e veçantë: Përgatit testamentin Amber Cowan
Përditësuar:

SKOCI-Amber Cowan, e cila është infermiere në Skoci ka deklaruar se i kanë thënë që të përgatis testamentin përpara se të futet që të trajnojë pacientët e infektuar me koronavirus. 28-vjeçarja ka thënë se ishin kolegët e saj, ata që e këshilluan që të bënte këtë veprim, pasi ajo ishte infermiere që do të merrej me pacientët që ishin në terapi intensive.

Të të thonë në moshën 28-vjeçare të përgatisësh testamentin. Nata e parë në repartin e kujdesit intensive dhe kemi pak staf,”- ka shkruar infermierja në Twitter.

Ndërkohë kujtojmë se në Britani, mjekët janë të paktë në numër dhe punojnë pa mjete mbrojtëse në këtë kohë, kur virusi ka alarmuar botën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi:Thesun

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment