LIVE UPDATES
Politike

E çuditshme! Deputeti demokrat në një mendje me Petro Koçin: SPAK duhet të vijë në Fier, e mbështes plotësisht! (SHKRIM

22 Korrik 2021, 10:04 Nga DOSJA
E çuditshme! Deputeti demokrat në një mendje me Petro

TIRANË– Luan Baçi, deputet i sapozgjedhur i Partisë Demokratike në Fier ka shprehur mbështetjen e tij për denoncimet e deputetit të Partisë Socialiste, Petro Koçi, i cili akuzoi disa ditë më parë, institucionet në këtë qark si të lidhura me krimin. Edhe pse PD e akuzon zyrtarisht PS-në, për masakër elektorale, duket se kur vjen puna te “reflektimi”, palët ndajnë të njëjtat parime. Në një shkrim të gjatë në rrjetet sociale, teksa i referohet Edi Ramës, si kryeministër dhe jo si njeriun të cilit nuk i njohin rezultatin e zgjedhjeve, Baçi shton se në të gjithë atë që thotë, Koçi ka të drejtë.

REAGIMI I PLOTË: 

Une jam dakord me Petro Koçin!

Drejtues dhe përfaqesues të PS në Fier u kujtuan papritmas të vënë alarmin, per abuzimet dhe vjedhjet me tenderat, dhe fondet publike nga pushtetarët e zgjedhur dhe të emëruar nga vetë Partia Socialiste, për shpërdorimet e detyrës dhe keqtrajtimet e qytetarëve nga drejtuesit e institucioneve, për krijimin e një klime terrori dhe frike për qytetarët, për fermerët, për bizneset dhe gjithë shoqërinë!

Ndërsa KM i vendit ” kujdeset” që ta lavdërojë Subashin e bashkisë Fier, në një nga daljet e tij të shumta në publik, per dy kanale kulluese që i ka pastruar mirë dhe nuk ka abuzuar duke bërë “namin” me 200 milionë lek të vjetra si kolegu i Lushnjës, që ra në rrjetën e SPAK, Petrua i bën thirrje SPAKUT, që të zbresë urgjent në Fier, për të mos e lënë qytetin në duart e krimit të organizuar dhe mafies që është lidhur fortë dhe pazgjidhshmërisht me drejtuesit e institucioneve në Fier duke abuzuar dhe vjedhur me miliona € fonde publike!

Ka reagime të shumta në rrjete sociale nga shumë drejtues socialistë të institucioneve, ku kundërshtojnë dhe sulmojnë Petron, për këtë qëndrim të tij dhe për denoncimin publik që ai bën, duke i quajtur të pa baza akuzat e tij dhe me qellime të caktuara, për përfitime personale dhe për vendosje të kontrollit të vet mbi institucionet se sipas gojëve të liga, nuk e pyet askush nga drejtuesit dhe se ndihet jashtë loje! Une jam dakort me z Koçi dhe e mbështes plotësisht atë! Por qytetarët kë të besojnë?

Edi Ramen që lavdëron publikisht Subashin për performancë të shkelqyer, apo Petro Koçin që e akuzon (pavarësisht se nuk përmend emra) për abuzime të mëdha me fondet publike! Pse e sulmojnë publikisht Petron drejtues dhe ish drejtues lokal të institucioneve të PS në Fier, për këto denoncime dhe për më tepër pse ai i bën denoncimet publike?

Nga njëra anë, kjo tregon se denoncimet e Z. Koçi janë të drejta dhe qëndrojnë, por nga ana tjetër tregojnë se bëhen për interesa të ngushta, për arsye personale dhe të grupimit të ri të krijuar në Fier brenda PS në luftën për pushtet!

Denoncimi i Z. Koçi nuk është i pa dëgjuar dhe i pa njohur nga qytetarët Fierakë dhe nga gjithë vendi, pasi ka vite që Partia Demokratike ka denoncuar publikisht shkelje dhe abuzime të mëdha me tendera dhe fonde publike jo vetëm për bashkinë Fier, por edhe për institucione të tjera!

Nuk duhet harruar kompania gjigande Alpetrol, që është bërë strehë e militanteve të rilindjes dhe vatër e madhe korrupsioni, dhe vjedhje e shumave marramendëse të parave të taksa paguesve Shqiptarë por dhe shumë institucioneve të tjera, me peshë më të vogël se kjo! E reja këtu është, se denoncimin tashmë e bën vetë Partia Socialiste, e bën Kryetari i PS në Fier dhe deputet i zgjedhur i parlamentit!

Pavarësisht qellimit, pavarësisht se përsërit ato që ne kemi thënë fort gjatë këtyre viteve opozite, unë e përshendes dhe jam dakort me denoncimin e tij! Kjo tregon vertetësinë e denoncimeve tona dhe luftës tonë opozitare, kjo tregon se ne nuk kemi bërë politikë dhe denoncime për përfitime të kredove politike, por betejë për të vërtetën dhe në krah të qytetarëve! Kjo tregon se masakra elektorale e 25 Prillit ka qenë prezente më shumë nga sa duket edhe në Fier, pasi paratë e shumta, dhe abuzimet me tenderat kanë bërë punën e tyre dhe këtë tashmë po e pranojnë edhe vetë!

Por çfarë tha Petro Koçi? Deputeti i PS në Fier, akuzoi institucionet në Fier, si të lidhura me krimin. Koçi fliste për tendera publikë në qarkun e Fierit që fitohen nga trafikantët e drogës. Por edhe pse nuk e tha me emër, i vetmi institucion që jep tendera në nivel lokal, është bashkia e drejtuar nga Armando Subashi. Dje ai bëri disa hapa pas, kur në një analizë për zgjedhjet fajësonte Kadastrën dhe institucionet e tjera.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike luan baci petro koçi luan baci petro koçi

Sondazh

Poll
Politike 21 Korrik 2021, 19:38

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është kthyer në një nga më të besuarit qytetarëve për të bërë denoncime nga më të ndryshme. Së fundmi, një qytetar ng...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën