



KAZAKISTAN-Yuri Tolochko është një bodybulider nga Kazakistani, i cili ka marrë një vendim të çuditshëm. Sipas mediave ai ka zgjedhur të martohet me kukullën e tij plastike që e ka quajtur Margo.
Ai është shprehur se ka vendosur të martohet me të dashurën e tij plastike, pasi kishte rënë në dashuri me të tete muaj më parë, por dasma e tyre ishte shtyrë për shkak të Covid-19. Çifti u fejua në dhjetor të vitit të kaluar dhe Yuri ka rrëfyer se romanca e tyre me të vërtetë lulëzoi gjatë izolimit nga pandemia.
Sakaq, ai ka vendosur të bëjë dhe dasmë, duke ftuar familjarë dhe miq.
Video e plotë nga dasma:
View this post on Instagram
Në Kazakistan dasma mund të quhet e ligjshme pasi të dy partnerët konsiderohen se janë mbi 18 vjeç. Bodybuilderi ka publikuar edhe foto të muajit të mjaltit ku shfaqet në plazh me kukullën prej plastike.
(k.a/dosja.al)