Aktualitet

E cilësuar si zonë portokalli/ Dibra shënon 21 raste të prekura me COVID-19 brenda dy ditësh, ku po përhapet infeksioni

Edhe pse mbetet i fundit në renditjen e rasteve aktive të 12 qarqeve, sërish gjatë ditëve të fundit është shënuar një numër në rritje të prekurish. 
Featured image of article: E cilësuar si zonë portokalli/ Dibra shënon 21 raste të prekura me COVID-19 brenda dy ditësh, ku po përhapet infeksioni Foto ilustruese

DIBËR– Qarku i Dibrës ka shënuar 21 raste të infektuara nga pandemia e koronavirusit në një hark kohor të brenda dy ditëve. Edhe pse mbetet i fundit në renditjen e rasteve aktive të 12 qarqeve, sërish gjatë ditëve të fundit është shënuar një numër në rritje të prekurish. 

Nga tamponët e dërguar për analizë në ISSH kanë rezultuar në Mat vetëm në 2 ditët e fundit 13 raste pozitive me Covid-19, të cilat janë marrë nga institutione arsimore, shëndetësore e Policia e zonës. Megjithatë për momentin, qarku është është me ngjyrë të verdhë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aktualisht, referuar shifrave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, numri i të infektuarve aktiv në të gjithë Qarkun Dibër është 127 persona.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment