Politike

E buzëqeshur, Kryemadhi mbërrin në Presidencë për datën e zgjedhjeve, shoqërohet nga Endrit Braimllari

VIDEO
Kryemadhi ka mbërritur në Presidencë për të dhënë një datë për zgjedhjet e vitit 2021. Ai është shfaqur e buzëqeshur teksa ka hyrë në ambinetet e Presidencës.
Featured image of article: E buzëqeshur, Kryemadhi mbërrin në Presidencë për datën e zgjedhjeve, shoqërohet nga Endrit Braimllari Monika Kryemadhi dhe presidenti Ilir Meta

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga Endrit Braimllari ka mbërritur në Presidencë për të dhënë propozimin e saj për datën e zgjedhjeve. Kryemadhi është shfaqur e buzëqeshur para kamerave, por nuk është ndaluar për të folur para gazetarëve.

Që prej mëngjesit të ditës së sotme presidenti Ilir Meta po zhvillon takime me palët politke në vend, për të caktuar një datë për zgjedhjet. Më herët kreu i shtetit, priti kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule, nënkryetarin e PR-së, Arjan Madhi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Opozita deri më tani ka kërkuar si datë për zgjedhjet, 18 prillin, si datën më të afërt që lejon Kushtetuta. Ndërsa, mazhoranca kërkon 9 majin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment