Sport

E bujshme: Partizani refuzon lojtarin që dikur bënte show te Milani

Featured image of article: E bujshme: Partizani refuzon lojtarin që dikur bënte show te Milani
Përditësuar:

Partizani ka refuzuar një lojtar, i cili para disa vitesh ka qenë një ndër talentet më premtues të futbollit europian. Bëhet fjalë për marokenin Hachim Mastour.

21-vjeçari është zhdukur nga qarkullimi, sepse nuk ka bërë ndonjë paraqitje këtë sezon. Aftësitë e tij teknike me topin janë të jashtëzakonshme, por më shumë ngjan si xhongler, sesa si futbollist.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Albania Team, faqe e cila ka informacione mjaft të besueshme për futbollin shqiptar, shkruan se Mastour i është propozuar Partizanit nga një menaxher italian, por të kuqtë nuk kanë pranuar.

Arsyeja është e kuptueshme. Djaloshi nuk ka luajtur te Reggina në Serie C dhe Partizani nuk mund ta ulë veten duke marrë një lojtar të tillë, edhe pse ka talent.

Shto Koment