Sport

E bujshme! Ideja e Pëllumb Piperos për ndryshimet në futboll përmendet edhe në Angli

U shtangëm kur ai e propozoi një gjë të tillë para një jave, por nëse e bëjnë edhe anglezët...
Featured image of article: E bujshme! Ideja e Pëllumb Piperos për ndryshimet në futboll përmendet edhe në Angli Gordon Taylor, Pëllumb Pipero

Pëllumb Pipero para një jave i habiti thuajse të gjithë në një intervistë për RTSH. Mjeku i njohur i Spitalit Infektiv dhe ekspert në këto kushte pandemie që po kalon vendin, propozoi që ndeshjet e futbollit të mos luhen të plota, por më pak se 45 minuta pjesa.

Ky propozim u duk absurd, sepse i bie që ndryshohet edhe rregullorja e futbollit, por ja që ka edhe homologë të tij në Angli që e mendojnë si ai. Sindikata Angleze, në sajë të shefit të saj Gordon Taylor, ka kërkuar të njëjtën gjë: të reduktohet koha e pjesëve të lojës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Shkurtimi i kohëve të ndeshjes do të ishte zgjidhje efikase. Pra, jo më 45 minuta për pjesë, por më pak”. Ky ndryshim mund të sjellë revolucionin e madh në sport, të paktën në futbollin e javëve të pandemisë.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment