Sport

E BUJSHME!!! Aguero në një skuadër me futbollistin shqiptar, ja kush është klubi që interesohet për argjentinasin

Përpos emrave të klubeve të mëdha, në skenë ka dalë edhe Leeds, ekipi ku luan edhe Ezgjan Alioski, futbollist me origjinë shqiptare por që përfaqëson Maqedoninë e Veriut
Featured image of article: E BUJSHME!!! Aguero në një skuadër me futbollistin shqiptar, ja kush është klubi që interesohet për argjentinasin Kun Aguero

ANGLI– Sezonin e ardhshëm Kun Aguero nuk do të jetë më futbollist i Manchester City-t. Sulmuesi argjentinas ka zyrtarizuar largimin nga “qytetarët” në rrjetet sociale.Më pas futbollisti argjentinas do të largohet me parametra zero për shkakun e përfundimit të kontratës. E veçanërisht për këtë arsye, interesimi për Agueron është i jashtëzakonshëm pasi mund të merret falas një futbollist me kualitete të jashtëzakonshme.

Përpos emrave të klubeve të mëdha, në skenë ka dalë edhe Leeds, ekipi ku luan edhe Ezgjan Alioski, futbollist me origjinë shqiptare por që përfaqëson Maqedoninë e Veriut. Një tjetër faktor që Aguero mund të zgjedhë skuadrën angleze është edhe tekniku argjentinas Marceloa Bielsa.Në këtë mënyrë Aguero do i hiqte mundësinë vetes për të qenë pjesë e Champions League, por nuk do të ishte e nevojshme që të zhvendosej nga shtëpia aktuale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment