Aktualitet

Zhdukja e adoleshentes shqiptare në Greqi, avokati i familjes: Ajo është gjallë, është parë në Volos me 2 burra (Mediat greke e kthejnë ngjarjen në histori misteri)

Avokati i familjes ka folur me bindje se ajo është gjallë dhe po mbahet me forcë e mbyllur.
Featured image of article: Zhdukja e adoleshentes shqiptare në Greqi, avokati i familjes: Ajo është gjallë, është parë në Volos me 2 burra (Mediat greke e kthejnë ngjarjen në histori misteri) Artemiss Vasiliss
Përditësuar:

ATHINE-  Familja e adoleshentes shqiptare, Artemis Vassilis pret prej javësh vajzën, e cila që prej 19 tetorit nuk ka shfaqur shenja jete. E larguar 2 muaj më parë nga shtëpia për një intervistë pune, askush nuk di më asgjë për fatin e 19-vjeçares. Ndërkohë që mediat greke, shkruajnë sot se kjo ngjarje është kthyer në një histori misterioze në shtetin fqinj, ndërsa avokati i familjes ka folur me bindje se ajo është gjallë dhe po mbahet me forcë e mbyllur. Sipas Anastasios Dougas, ajo është parë në Volos e shoqëruar nga dy burra rreth 30 vjeç. 

“Jam i bindur që ajo është gjallë dhe se po mbahet nga disa kundër vullnetit të saj. Një fëmijë 19-vjeçar nuk mund të ketë vendosur zhdukjen pa shenja për arsyet e saj. Artemis u largua nga shtëpia për të kaluar një intervistë për punë. Ne bëmë një kërkim shumë të madh në Volos , sepse kishim dëshmi dhe informacione që Artemis do kalonte nëpër një dyqan lodrash, e shoqëruar nga dy burra rreth 30 vjeç. Për një javë ne bëmë kërkime me vëllain e saj, në mënyrë që të lokalizonim vajzën në zonën specifike, por fatkeqësisht pa rezultat,” është shprehur avokati i familjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne gjithashtu kemi një dëshmi se ajo u pa në Peania, afër dyqanit Vodafone, duke debatuar me dikë dhe më pas duke hipur në një makinë dhe duke u larguar me shpejtësi marramendëse…Jam i bindur që Artemis, nëse do të kishte mundësi, do të kontaktonte nënën dhe babanë e saj..Artemis ishte afër familjes së saj, ajo nuk kishte ndonjë problem dhe kjo është një shqetësim i veçantë për ne. Ne apelojmë, kushdo që ka parë dhe di gjë më të vogël për Artemis, të kontaktojë qoftë edhe në mënyrë anonime me Policinë dhe të na ndihmojë “, shtoi Dougas.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment