Aktualitet

E bëri shoshë me 62 plumba! Viktima dhe autori pinë kafe para krimit në Berat, miku i Gunelit shpërthen në lot para kamerave: Hëngri bukë tek unë mbrëmë, e kam shok more dhe nuk gjej fjalë!

VIDEO
Të dy, kanë debatuar fillimisht pasi Polovina kishte shkuar të kërkonte llogari nga Guneli, sepse pretendonte se ky i fundit e shante dhe e ofendonte çdo ditë. Të dy kishin edhe debate mbi qiranë e stallës së derrave që Polovina i kishte marrë Gunelit.
Featured image of article: E bëri shoshë me 62 plumba! Viktima dhe autori pinë kafe para krimit në Berat, miku i Gunelit shpërthen në lot para kamerave: Hëngri bukë tek unë mbrëmë, e kam shok more dhe nuk gjej fjalë!

BERAT– Autori i vrasjes në Kuçovë Vangjel Polovina ka zbrazur një karikator të tërë mbi trupin e viktimës, Ajet Guneli. Dosja.al mëson se autori dhe viktima, ishin ulur të dy bashkë për të pirë kafe në lokalin pranë liqenit të fshatit Gjuraj në Berat.

Të dy, kanë debatuar fillimisht pasi Polovina kishte shkuar të kërkonte llogari nga Guneli, sepse pretendonte se ky i fundit e shante dhe e ofendonte çdo ditë. Të dy kishin edhe debate mbi qiranë e stallës së derrave që Polovina i kishte marrë Gunelit.

Pas debatit, dyshja janë përleshur fizikisht, ndërsa më pas gjithçka ka agravuar në përdorimin e armëve. Polovina ka nxjerrë kallashnikovin dhe ka qëlluar plot 62 herë në drejtim të Gunelit duke e bërë shoshë e duke e lënë të vdekur. Një shok i Gunelit ka shpërthyer në lot pas vrasjes.

“Kjo që ndodhi ndodhi, nuk gjej dot fjalë. Ishte njeri shumë, shumë i mirë. Kur erdha unë çdo gjë kishte mbaruar. Unë erdha në dashamirësi. Erdha se e kam shok këtë që u vra, Ajetin. Mbrëmë ishte tek unë, hëngri bukë. Nuk di gjë për lidhjen e tyre, njihja vetëm Ajetin. E pata mbrëmë në shtëpi, hëngri bukë me çunat e mi. Ishte një njeri shumë i mirë. Kjo që ndodhi, ndodhi,”- tha i moshuari pa kamerave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Momenti pas minutës 01:33

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment