
MILANO– Objektivi i drejtuesve të Milanit gjatë kësaj peridhe është rinovimi i kontratës me portierin Gianluigi Donnaruma. Kontrata e portierit skadon më qershor të vitit 2021 dhe në këtë aspeket Gazidis dhe Maldini do të duhet të punojnë për të bindur lojtarin të rinovojë edhe për 3-4 vjet të tjera.
Aktualisht paga që i ofron Milani portierit është 6 milionë euro në sezon, ndërsa nga ana tjetër agjenti Mino Raiola kërkon pagë më të lartë për klientin e tij, ndërkohë që vijon të përflitet ende për klauzolën e largimit nëse nuk arrihet objektivi Champions League.
Javën e ardhshme palët do të ulen në tavolinë dhe do të mësohet më tepër, por gjasat janë që Donnarumma të rinovojë.
E.Ç (Dosja.al)