Aktualitet

Masakrimi i çiftit Pasho në Itali, avokati i Elona Kaleshajt: Ata ishin dy, si i vrau ajo e vetme? Kanë kaluar 5 vite dhe banorët s’mbajnë mend gjithçka, tabulatet s’janë prova

Ai shton gjithashtu se tabulatet janë shumë të vjetra për ta akuzuar klienten e tij për këtë krim të dyfishtë. Madje edhe deklaratat e banorëve, sipas avokatit, nuk mund të merren për bazë pasi kanë kaluar pesë vite dhe ata mund të mos mbajnë mend mirë çfarë kanë thënë.
Featured image of article: Masakrimi i çiftit Pasho në Itali, avokati i Elona Kaleshajt: Ata ishin dy, si i vrau ajo e vetme? Kanë kaluar 5 vite dhe banorët s’mbajnë mend gjithçka, tabulatet s’janë prova Elona Kalesha dhe avokati

ITALI– Avokati i Elona Kaleshajt, e cila ndodhet pas hekurave për masakrimin e çiftit Pasho në Itali ka deklaruar se tabulatet telefonike nuk mund të jenë prova që e akuzojnë klienten e tij. Në një intervistë më Skype për “Shqipëria Live”, ai tha se sot do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore ndaj Elona Kaleshit zhvillohet dhe avokati do të kërkojë lirinë e saj.

Ai shton gjithashtu se tabulatet janë shumë të vjetra për ta akuzuar klienten e tij për këtë krim të dyfishtë. Madje edhe deklaratat e banorëve, sipas avokatit, nuk mund të merren për bazë pasi kanë kaluar pesë vite dhe ata mund të mos mbajnë mend mirë çfarë kanë thënë.

“Dua të sqaroj se zonja Kaleshi ka deklaruar se është e pafajshme dhe nuk ka asnjë përfshirje në këtë ngjarje. Deri në këtë çast nuk ka ende prova konkrete, ka vetëm të dhëna që bazohen nga deklaratat e marra nga komshinjtë e çiftit të Itali.

Thonë që një vajzë ka dalë me disa valixhe që dyshohet se mund të jetë Elona. Por kanë kaluar 5 vite dhe banorët nuk e mbajnë mend mirë çfarë kanë parë, nuk mund të kenë fiksuar shumë mirë fytyrën. Duhen bërë kërkime të mëtejshme, parë gjurmët biologjike në valixhe. Çifti Pasho ishin 2, ajo ishte e vetme, si i vrau. Pastaj valixhet janë të rënda, si mund t’i transportonte e vetme për një distancë të gjatë?!- tregoi avokati.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes. Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nuk u dëgjua asgjë për ta. Ata u gjetën pranë burgut ku ka vuajtur dënimin djali, nga ku mendohet të ketë marrë shkak edhe vrasja. Detajet që ndihmuan në identifikimin e trupave, ishte një tatuazh që mbante në krah burri i copëtuar, që u konfirmuar më vonë.

Prova më e fortë ishte kryerja e AND-së tyre, që vërtetoi se ishin ata. Ndërkohë, policia italiane vijon hetimet në zbardhjen e plotë të vrasjes makabre të çiftit shqiptar. Tashmë e akuzuara për krimin është Elona Kalesha, që në kohën e zhdukjes së çiftit ka qenë e dashura e djalit të tyre, Taulanti, ndërsa tani ndodhet pas hekurave. Pavarësisht akuzave ajo nuk ka pranuar asgjë në lidhje me këtë krim.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment