Bota

E akuzoi për zjarret në pyjet e Amazonës, Leonardo DiCaprio i përgjigjet Presidentit brazilian, Jair Bolsonaro

Presidenti Jair Bolsonaro e bëri kërkesën të enjten në një transmetim në internet, duke argumentuar se organizatat joqeveritare (OJQ) kontribuan në zjarret e pyjeve që shkatërruan rainforest Amazon në fillim të këtij viti.
Featured image of article: E akuzoi për zjarret në pyjet e Amazonës, Leonardo DiCaprio i përgjigjet Presidentit brazilian, Jair Bolsonaro Leonardo DiCaprio dhe Presidenti Jair Bolsonaro

BRAZIL- Presidenti i Brazilit fajësoi një kandidat të pazakontë këtë javë si një shkak i zjarreve në pyjet e Amazonës, dhe bëhet fjalë për aktorin  e njohur dhe ambientalistin Leonardo DiCaprio.

Presidenti Jair Bolsonaro e bëri kërkesën të enjten në një transmetim në internet, duke argumentuar se organizatat joqeveritare (OJQ) kontribuan në zjarret e pyjeve që shkatërruan rainforest Amazon në fillim të këtij viti.

“Njerëzit e OJQ-së, çfarë bënë? Çfarë është më e lehtë? Ndizni zjarrin.”- tha ai, duke mos siguruar prova për të mbështetur akuzën.

“Leonardo DiCaprio, ju po ndihmoni për djegien e Amazonës.” -tha Bolsonaro.

Presidenti brazilian i dyfishoi pretendimet e tij të premten, duke biseduar me mbështetësit jashtë Pallatit Presidencial në Brasília.

“Leonardo DiCaprio është një djalë i shkëlqyer? Dhuroi para për të ndezur Amazonën.”-  tha ai.

Ndërkohë  këtyre akuzave iu është përgjigjur vetë DiCaprio të shtunën që lam pas, përmes një psotimi në rrjetet sociale  duke hedhur poshtë akuzat e Bolsonaro, ndërsa tregoi sërish  mbështetjen e tij ndaj brazilianëve që punojnë për të shpëtuar pyllin.

“E ardhmja e këtyre ekosistemeve të pazëvendësueshëm është në diskutim dhe unë jam krenar të qëndroj me grupet që i mbrojnë ata. Ndërsa ishte i denjë për mbështetje, ne nuk i financuam organizatat në shënjestër.”-tha ai.

IUCN në mënyrë të ngjashme afirmoi mbështetjen e tyre për ata që mbrojnë pyllin, ndërsa shprehu shqetësimin për komentet e fundit.

“Si një organizatë e përkushtuar për ruajtjen e biodiversitetit, ne jemi të shqetësuar se ka sulme në rritje dhe të synuara ndaj njerëzve dhe grupeve që punojnë për të mbrojtur natyrën në Amazon. Mbrojtësit e mjedisit, qoftë në bashkësi lokale, OJQ ose agjenci qeveritare, duhet të pajisen me mbrojtjen më të lartë të ligjit në Brazil.”-shkroi ai.

Kjo nuk është hera e parë që Bolsonaro ka drejtuar gishtin tek OJQ-të për zjarret e pyjeve në Amazon. Në gusht, kur kritika ndërkombëtare për zjarret ishte në kulmin e saj, ai akuzoi grupet mjedisore se po shkaktonin zjarre në Amazon.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

Shto Koment