Aktualitet

Dyshuan se i përkiste Klodian Rashës! Prokuroria nuk identifikon dot se kujt i përket arma, u gjet në pellg uji, iu janë fshirë shenjat e gishtërinjve

Burime i thanë Dosja.al se prokuroria e ka të pamundur identifikimin pasi pistoleta është gjendur e hedhur në një pellg uji
Featured image of article: Dyshuan se i përkiste Klodian Rashës! Prokuroria nuk identifikon dot se kujt i përket arma, u gjet në pellg uji, iu janë fshirë shenjat e gishtërinjve Klodian Rasha
Përditësuar:

TIRANË– Arma tip, pistoletë që dyshohet se është mbajtur nga Klodian Rasha, 25-vjeçari që mbeti i vdekur në vend gjatë ndjekjes nga efektivi i policisë, Nevaldo Hadëraj, nuk mund të identifikohet nëse është përdorur ose jo nga Klodian Rasha.

Burime i thanë Dosja.al se prokuroria e ka të pamundur identifikimin pasi pistoleta është gjendur e hedhur në një pellg uji, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, çka e bën të pamundur gjetjen e gjurmëve të gishtave por dhe faktorëve plotësues të qitjes.

Arma e sekuestruar nga polici me inicialet F.A., është dërguar për ekzaminim të gjurmëve të gishtave, ndërsa edhe pse kanë kaluar 3 ditë nga vrasja e Klodian Rashës, policia dhe prokuroria ende nuk kanë një qëndrim zyrtar se kujt i përket arma që u gjet 70 metra larg trupit të të riut.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë ndodhi tri ditë më parë në Laprakë, kur efektivi qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun, pasi nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Klodian Rasha u qëllua në kokë dhe në shpinë sipas ekspertizës paraprake dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.  SHCBA e akuzon atë për vrasje në rrethanat e tejkalimit të mbrojtjes së nevojshme.

Vrasja ka hapur një valë zemërimi dhe inati ndaj qeverisë, ku pas presionit nga protestat masive ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha dorëheqjen. Qindra të rinj, të palidhur me asnjë parti politike, kërkojnë edhe sot largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu ndërsa nuk munguan as përplasjet me efektivët që ishin lënë në terren për të menaxhuar mbarëvajtjen e protestës.

(A.B;F.G/Dosja.al)

Shto Koment