Aktualitet

Dyshohet se ndezën zjarret në Bulqizë dhë Burrel, procedohen tre persona

Policia ka proceduar penalisht tre persona që dyshohet se vunë zjarret në zonën e Bulqizës dhe Burrelit.
Featured image of article: Dyshohet se ndezën zjarret në Bulqizë dhë Burrel, procedohen tre persona Foto nga zjarret në Mat

BURREL– Tre persona janë proceduar penalisht, pasi dyshohet se janë autorët e vënies së zjarreve të rëna në Burrel dhe Bulqizë. Sipas njoftimit zyrtar, dy adoleshentët me iniciale S.T. 17 vjeç, A.S. 16 vjeç dyshohet se kanë vënë zjarrin në Kongrazhd.

Mësohet se dy adoleshentëve, të cilët në bashkëpunim me njëri- tjetrin po digjnin ferra e mbeturina, u ka dalë zjarri nga kontrolli si pasojë e erës së fortë duke përfshirë dhe djegur sipërfaqje të konsiderueshme pyjore.

Kurse shtetasi H.Z. 43 vjeç, dyshohet se është autor i zjarrit pranë aksit Fushë-Bulqizë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Strukturat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër të angazhuara për vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënies me qëllim apo nga pakujdesia në pyje dhe kullota.

Në Bulqizë e Burrel evidentohen dhe procedohen penalisht tre shtetas për zjarret në pyje.

Shërbime e Policisë të Komisariatit të Policisë Mat evidentuan dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit :

S.T, dhe A.S, 17 dhe 16 vjeç, banues në Burrel (autorë të dyshuar të zjarrit në zonën e Kongrazhdit, njësia Administrative Komsi, Mat)

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këta persona në zonën e Kongrazhdit, Njësia Administrative Komsi, Bashkia Mat, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, nga pakujdesia duke djegur ferra e mbeturina, zjarri ka dalë nga kontrolli si pasojë e erës së fortë duke përfshirë dhe djegur sipërfaqje të konsiderueshme pyjore.

Gjithashtu po në kuadër të masave parandaluese , shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë evidentuar dhe proceduar penalisht shtetasin H.Z, 43 vjeç, banues në Bulqizë (autor i dyshuar i zjarrit pranë aksit nacional Fushë-Bulqizë).

Ky shtetas nga pakujdesia duke djegur mbeturinat në fund të kopështit të tij, zjarri ka dalë nga kontrolli nga era duke u përhapur me shpejtësi në sipërfaqe të pyllit anës rrugës nacionale Fushë Bulqizë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër, e Mat, për veprat penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”; “Shkatërrim nga pakujdesia i pyjeve”.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë banorët dhe sidomos për blektorët, që të tregojnë kujdes për mos shkaktuar zjarrvënie në pyje dhe kullota, si dhe të marrin masa të plota edhe në ato raste kur kryejnë pastrime me djegie në tokën e tyre buqësore apo në territorin e banesave të tyre.

Ditën e djeshme zona e Matit u përfshi nga disa zjarre dhe sipërfaqja e djegur shkoi në 60 ha tokë.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Shto Koment