Rajoni

EMRI+FOTO/ Dyshohet se çoi drejt vdekjes muzikantin italian, arrestohet shqiptari në Itali, pjesë e grupit që i shitën dozat fatale 57-vjeçarit

Të arrestuarit janë Roberto Baçhis, Vincenzo Maletta (59) e Jennifer Maletta, banues në Saviona, Juan Manuel Macias Caicedo nga Ekuadori, Bel Hassan El Hai El Bahri dhe Chedli Hai Bahri, vëllezër nga Tunizia, Mourad Ben Ali nga Tunizia, Mohamed Mamlagh nga Tunizia dhe Enkeled Mërtiri, shqiptar.
Featured image of article: EMRI+FOTO/ Dyshohet se çoi drejt vdekjes muzikantin italian, arrestohet shqiptari në Itali, pjesë e grupit që i shitën dozat fatale 57-vjeçarit Mirco Pellegrini dhe Enkeled Mertiri

ITALI– Nëntë persona, shtatë prej të cilëve janë lënë në burg dhe dy të tjerët janë lënë në arrest shtëpie,  pasi akuzohen se kanë marrë pjesë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë në vrasjen e muzikantit Mirco Pellegrini.

Të arrestuarit janë Roberto Baçhis, Vincenzo Maletta (59) e Jennifer Maletta, banues në Saviona, Juan Manuel Macias Caicedo nga Ekuadori, Bel Hassan El Hai El Bahri dhe Chedli Hai Bahri, vëllezër nga Tunizia, Mourad Ben Ali nga Tunizia, Mohamed Mamlagh nga Tunizia dhe Enkeled Mërtiri, shqiptar.

Mirco Pellegrini

Hetimet për vdekjen e 57-vjeçarit Pellegrini, i cili vdiq nga mbidoza, ngjarja e ndodhur në vitin e kaluar, sollën zbërthimin e këtij grupi.

Të nëntë anëtarët, mes të cilëve edhe shqiptari, dyshohet se i kanë shitur drogë muzikantit, që i ka sjelle vdekjen.

Hetimet mbeten ende në vazhdim për të parë se cili ishte personi që ia shiti dozën që i solli vdekjen 57-vjeçarit. Tregu i drogës që shitej nga ky grup, menaxhohej nga të arrestuarit nga Afrika e Veriut dhe më pas shpërndahej nga italianët dhe shqiptarët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqiptari, Mërtiri është vënë në pranga edhe dy herë të tjera për shpërndarje të lëndëve narkotike. Në vitin 2007 ai u arrestua por u lirua shumë shpejt. Ndërsa në korrik të vitit të shkuar, Mërtiri ra sërish në pranga. Ai u kap teksa shpërndante heroinë me biçikletë por sërish fitoi lirinë.

Të arrestuarit

Kësaj radhe është lënë në burg, deri në përfundimin e plotë të hetimeve.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment