
AUSTRALI- Mediat e huaja kanë shkruar se numërohen 4 viktima në Australinë lindore për shkak të zjarreve masive që kanë përfshirë vendin. Mbi 680 shtëpi janë shkrumbuar nga flakët ndërsa si shkak i ersës që ka përhapur tej mase flakët mësohet se janë djegur mbi 335,000 hektarë tokë.
Gjithashtu për shkak të vatrës së nxehtë të zjarrit është rrezikuar edhe pronat përgjatë vijës bregdetare, ndërsa përmes një helikopteri u mundësua shuarja e flakëve nga ajri me ujë.
Por situata nuk ka mbetur me kaq, pasi edhe në Uellsin e Ri, një tjetër helikopter me ujë u përplas në Girvan teksa po përpiqej të shunante një zjarr në veri-lindje të Neëcastle.
Mbi 2,000 zjarrfikës kanë punuar për të bërë të mundur shuarjen e zjarreve në 96 vatra përgjatë gjithë territorit të Uellsit të Ri Jugor.
Si pasojë e kësaj ngjarje janë bërë shkrumb e hi 335,000 hektarë tokë.
Mendohet që shkak për këto zjarre masive janë temperaturat e larta dhe erërat e forta, por nuk bie poshtë opsioni që është një zjarrvënie e qëllimshme.
Burimi: ABC
A.C/Dosja.al