LIVE UPDATES
Insights

Dysheku i ngrohtë….tregimi i së dielës

1 Shtator 2019, 13:41 Nga DOSJA
Dysheku i ngrohtë….tregimi i së dielës

TIRANË- E ndjeja shumë ciknën se vishesha me tuta të trikotazhit dhe kur temperaturat zbrisnin shumë gradë nën zero,shtoja disa rrecka poshtë tutave bezhë,ose kaki. Këto ngjyra ishin masive për ne fëmijët në ato mote. Na lëviznin dhëmbët prej ftomës se dhe ushqeheshim pak e me gatime sa të mbanim frymën. Mbaj mend mëngjeset me një fetë me ca sheqer e ujë sipër,ose qeshë me fat në se shtroja mbi bukë pak marmallatë të holluar. E shtonte gjyshja me ujë në tenxhere dhe e zjente ngadalë si fasulet,fup,fup disa orë.

Mëngjeset më gjenin veshur e ushqyer mos më keq,por erës së acartë sa dilja nga shtëpia i tregoja vrapin. Doja ta konkuroja,të ecja më shpejt se ajo,mos më kapte fshikëllima e kamxhikut të egër. Dhe kur më shfaqej para vrapoja më fort,më rridhnin lotë nga sytë,por egërsohesha më keq se ajo,luftoja e deri te shkolla fitoja unë. Nga që faqet më skuqeshin,zemra më hidhej pérpjetë gati të braktiste kraharorin e ca djersë më bulëzonin mbi ballë si diell pranvere.

Në shkollë kishim një sobë që flakëronte nga dru të trashë ahu. Nuk mbaj mend mos kishim ngrohje në klasë. Kështu deri në drekë mbushnim trupat tanë të vegjël me zjarrllëk. Se do më duhej në shtëpinë time akull.

Për ato kushte që shfaqte Shqipéria ne si familje kishim një apartament të madh mund të quhej,jo më shumë se 65 m2,por ama qe ndarë në dy dhoma e një kuzhinë. Nuk flinim secili dhomë më vete,ama prindérit qenë veç e ne tre fëmijët me gjyshen flinim veç. Jo si te Ethemi psh që kishte një garsoniere e aty hanin,loznin,flinin e kërcenin ai dhe e shoqja bashkë me pesë fëmijë. Kemi fat pér këtë bollëk,thoshte babai. Por dimrit ajo shtëpi ngrohej veç me frymën tonë. Ishim kati i sipérm i pallatit,mbuluar me çati,por tavani ynë qenë ca cm kallma,ose rrogoz i suvatuar. Në shumë vende kur dëbora vinte me suferinë e hynte mes tjegullave në shtëpi te çdo dhomë shfaqeshin harta krijuar nga uji që hapej pasi shkrinte dëbora mbi tavanin tonë. Vëllai çdo njolle ia gjente shpjegimin gjeografik. Ja harta e Francës,thoshte,ja e Italisë. Ndërsa motra i shpjegonte me zogj. Të gjitha i dukeshin si pëllumba,nga që tavani qe i bardhë e njolla pak i hirtë.

Në kuzhinë frymonim plot gjashtë veta. Qe e vogël,as 3mx3m. Në mes soba dhe tavolina. Në krah një minder bërë me dërrasa dhe shtriheshim të gjashtë. Hahaha,shtriheshim jo normal,por vinin karrike anash dhe kokën te minderi. Këmbët afroheshin te soba. Rrinim ngrohtë dhe tregonim secili si e kaloi ditën. Duhej të ishim mjeshtra se kur njëri fliste nuk pipëtinte miza,dëgjohej me vëmendje. Kur mbaronim s’hanim fruta,pinim kafe e cola,se as në ëndërr nuk na shfaqeshin. Nisnim e këndonim. Një serenatë,pastaj dy e kriste koncerti deri sa na rrëzoheshin qepallat. Aty fillonte tortura. Jo se do shkonim në banjë e kaq. Dy minuta pune qe shurrosja,por krevati ishte mjeti më torturues që kam provuar. Kam parë plot filma me rrahje,me djegie mishi,me shkulje thonjsh. Por e them me provë se tortura më e madhe ishte shtrirja në krevat,sidomos pesë minutat e para. Dhoma ku flinim kishte një komodinë. Mbanim një gotë me ujë natën se fëmijë ishim,por në mëngjes gota brenda mbante…akull. Si ato katroret e frigoriferit që formohen sa i vendos brenda te ngrirja. Çarçafët ishin si kockë e bardhë. Nuk hepeshin,s’merrnin formë,si teneqe të papërthyeshme. Kur mbulohesha me jorgan më dukej sikur më godiste era e mëngjesit,ajo e kamzhikut të hollë,si thupër hardhuce. Dhëmbët çoroditeshin e godisnin njëri tjetrin si sharrë elektrike që çmendet nga gazi kur shkon në thellësi të trungut. Ashtu futeshim tre fëmijët e gjyshja,dy nga këmbët e dy nga koka e deri sa qetësoheshim nuk ndjehej as gëk as mëk. Pasatj ca pasthirrma,ca gjysma fjalësh deri sa ia krisnim muhabetit pa guxuar të nxjerrim as hundën nga jorgani.

Një mot u bë kaq ftohtë sa babai dhe dritares në kuzhinë i vuri batanije. Se era që hynte në dërrasat e shtrembëruara na dukej sikur na priste fytyrën me brisk. Nuk kuptonim në ishte ditë a natë. E në atë tmerr ose ditënet Groenlande,nëna na bëri dhuratën. Ishte më poetikja,më shprehësja,më emocionuesja,më instiktivja. Kur po këndonim se na këndohej,por edhe se ngroheshim nga pak nëna doli nga kuzhina. Pandehëm se shkoi në banjë e prisnim të kthehej me vrap dhe mbështjellë me batanijë kokë e këmbë. Në fakt u harrua. Dhe ne nuk po flisnim pér të,kërciste,o vemi ,o s’vemi… Pas nja dhjetë minutash babai na e béri me shenjë,gjumë dmth. U ngritëm me tmerr. Ashtu thuajse me rroba vrap e bëlldum në krevat. Mbuluam kokën urgjent dhe aty brenda,në mjedisin e muhabeteve tona,na u shfaq nëna. Me ajér të ngrohtë,me aromë mamaje,me të qeshurën që nuk i shqitej. Na priste brenda e mira ime. Kishte hyrë qysh para dhjetë minutash dhe si një kalorifer i madh na ktheu krevatin si në shkollën time,me sobë që bubulonte nga zjarri. E mbérthyem të gjithën si ata të mbyturit e Titanikut që kapeshin pas varkave të porsahedhura në stuhi. Gëzoheshim e ndjenim kaq lumturi sa luteshim që ajo të rrinte me ne deri në mëngjes. Por pas shumë minutash,kur vala e nxehtësisë na mbylli qepallat,dëgjuam babain:

-Hajde grua,hajde se e ngroha krevatin.
Iku vrap,dëgjuam zhurmën e krevatit. Aq të fortë sa na u duk që nëna u hodh në dashuri… Aq me nxitim sa nuk e mati peshën dhe largësinë. U mbështollën dhe ata poshtë jorganit të tyre dhe…
Më zuri gjumi deri sa gjyshja më përkëdheli flokët:
-Çohu bir,çohu! Ka rënë dëborë.
Hera e parë që atë bardhësi e pashë me dashuri. Kudo mes kristaleve dukej nëna ime e bukur…

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog dysheku i ngrohtë e diela groenlande dysheku i ngrohtë e diela groenlande

Sondazh

Poll
Insights 29 Gusht 2019, 15:11

Kur të prishim Shqipërinë, ku do vemi?

TIRANË– Njiqind e gjashtë vjet ma parë, poeti i madh At Gjergj Fishta, i zhgënjyem thellë nga grindjet dhe mosmarrëveshjet në mes shqiptarëve, theu b...

Insights 25 Gusht 2019, 12:10

LËVORJA…tregimi i së dielës

Në qytet janë mësuar tashmë,e quajnë Lëvore,por kur e thërret kështu dikush në qytet tjetër,kalimtarët e rastit qeshin. Mendojnë se do e këtë llagap,ose më e mi...

Insights 24 Gusht 2019, 17:25

Edi Rama vjen në Toronto

Nën patronazhin e International Economic Forum of the Americas (IEFA), nga data 4-6 shtator 2019, Toronto Global Forum, një organizatë jofitimprurëse, e cila ku...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën