Aktualitet

Dynden shqiptarët në pikën kufitare të Kakavijës, 37 emigrantë bllokohen në kufi, 6 të tjerë gjobiten

Në total, numri i shqiptarëve të bllokuar në pikën kufitare të Kakavijës është 37.
Featured image of article: Dynden shqiptarët në pikën kufitare të Kakavijës, 37 emigrantë bllokohen në kufi, 6 të tjerë gjobiten Foto Ilustruese

Gjirokastër– Dynden shqiptarët në pikën kufitare të Kakavijës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në doganën e Kakavijës sapo ka mbërritur një autobus nga Athina, në të cilin ndodhen 30 emigrantë. Shqiptarët nuk lejohen që të futen në tokën shqiptare, pa paraqitur ndonjë arsye të fortë apo pa pasur një autorizim nga ambasada shqiptare në Athinë. Në total, numri i shqiptarëve të bllokuar në pikën kufitare të Kakavijës është 37.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, 20 persona të tjerë janë kthyer mbrapsht drejt Greqisë. Po kështu, janë kapur edhe 6 shqiptarë nga FRONTEX, të cilët po futeshin në Shqipëri në mënyrë të paligjshme. Këta të fundit u proceduan me gjobë dhe u lanë të vetkarantinohen në banesat e tyre.

J.V/Dosja.al

Shto Koment