Aktualitet

Dy vrasje dhe një atentat/ Efektivët rrethojnë Korçën, kontrolle të imtësishme në qytet, ‘dridhen’ të shumëkërkuarit

Në fokus të këtij operacioni janë gjetja e personave të shpallur në kërkim, asgjësimi i armëve pa leje dhe asgjësimi i lëndëve narkotike. Nisur nga ngjarjet e fundit të kronikës së zezë, vrasjes së Bujar Cellës, vëllait të të shumëkërkuarit, Talo Çela; atentati ndaj Preng Gjinit dhe vrasja e Klevis Kapllanit në Rrogozhinë.
Featured image of article: Dy vrasje dhe një atentat/ Efektivët rrethojnë Korçën, kontrolle të imtësishme në qytet, ‘dridhen’ të shumëkërkuarit Foto Ilustruese
Përditësuar:

KORÇË– Forcat të shumta policie kanë mbërritur në qytetin juglindor të Shqipërisë. Mësohet se uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli në disa akse rrugore në Korçë dhe kanë vijuar me kontrollet në shumë banesa.

Në fokus të këtij operacioni janë gjetja e personave të shpallur në kërkim, asgjësimi i armëve pa leje dhe asgjësimi i lëndëve narkotike.

Nisur nga ngjarjet e fundit të kronikës së zezë, vrasjes së Bujar Cellës, vëllait të të shumëkërkuarit, Talo Çela; atentati ndaj Preng Gjinit dhe vrasja e Klevis Kapllanit në Rrogozhinë, ky shtetrrethim mund të sjellë arrestime.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Provat e mbledhura në vendet e ngjarjes nga grupet hetimore, mund t’i kenë orientuar efektivët drejt Korçës, por nuk ka ende të dhëna. Forcat RENEA kanë zbarkuar edhe në Bradashesh të Elbasanit, vend ku u vra Bujar Çela.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment