Politike

Dy vjet pa “Mandelën e Ballkanit”, politika në Kosovë e Shqipëri përkujton Adem Demaçin: Emblema e qëndresës shqiptare, pishtar i lirisë së ndërgjegjes në rrugëtimin drejt lirisë

Politika në Kosovë e Shqipëri ka përkujtuar dhe vlerësuar veprën e Adem Demaçit, në shërbim të lirisë së Kosovës dhe bashkimit kombëtar.
Featured image of article: Dy vjet pa “Mandelën e Ballkanit”, politika në Kosovë e Shqipëri përkujton Adem Demaçin: Emblema e qëndresës shqiptare, pishtar i lirisë së ndërgjegjes në rrugëtimin drejt lirisë Adem Demaci Ilir Meta Hashim Thaci Albin Kurti Edi Rama

KOSOVË -Ditën e sotme mbushen dy vite nga ndarja nga jeta e veprimtaritarëve më të mëdhenj për lirinë e Kosovës, Adem Demaçi i njohur ndryshe edhe si “Mandela i Ballkanit”. Politikanë të shumtë nga Shqipëria dhe Kosova kanë nderuar veprën e tij, në shërbim të kombit.

Kreyministri Edi Rama, e ka quajtur Demaçin qënie njerëzore të lartë dhe pishtar i lirisë së ndërgjegjës në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë.

ADEM DEMAÇI ishte fatmirësisht shqiptar, shqiptar i mirë shumë, po mbi të gjitha ai ishte një njeri që dinjitetin e të ngjashmëve të vet e ktheu në mburojë të pakapërcyeshme për plumbin dhe për helmin. Pse ishte një shqiptar i mirë fare dhe një qenie njerëzore e lartë, që nuk e negocionte ndërgjegjen e vet, ai u bë pishtar i lirisë së ndërgjegjes në rrugëtimin e Kosovës përgjatë errësirës drejt lirisë“, shkruan Rama ndër të tjera.

Presidenti Ilir Meta ndërkohë e cilëson Demaçin si emblemën e qëndresës shqiptare dhe një hero të pashembullt.

Nuk do t’i gjej kurrë fjalët e duhura për të shprehur dhimbjen e thellë që la pas ikja jote në përjetësi dy vite më parë, Baca Adem Demaçi, emblema e qëndresës shqiptare, Heroi ynë i pashembullt për liri dhe dinjitet kombëtar e njerëzor. Sot ne përulemi me respekt e mirënjohje të thellë para kujtimit të jetës dhe veprës tënde të lavdishme e frymëzuese për të gjitha gjeneratat e shqiptarëve, si një model kombëtar i skalitur në historinë tonë dhe të luftës për pavarësinë e Kosovës“, shkruan Meta ndër të tjera.

Në reagimet përtej kufirit, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti e ka quajtur Demaçin model frymëzimi, njeri shpirtmadh dhe mëndjefortë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shkroi, tha e bëri aq shumë gjëra me peshë të rëndë politike, shoqërore e letrare, ndonëse tentativat për ta kufizuar, penguar e censuruar kurrë nuk munguan. Përballë Rankoviqëve, Titoistëve e Millosheviqëve, ky njeri shpirtmadh e mendjefortë, foli e tha të vërtetën universale të lirisë. E tha për popullin shqiptar, sepse këtij populli i ra për hise, falë zotit, një vigan i tillë“, shkruan Kurti ndër të tjera.

Ndërsa president Hashim Thaçi, pasi zhvilloi homazhe tek varri i tij, e quajti simbol të rezistencës për pavarësinë e Kosovës dhe bashkimin kombëtar.

Adem Demaçi është një nga veprimtarët më të mëdhenjë për pavarësisë e Kosovës dhe bashkimin kombëtar. Ai njihet si themelues i Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqipërëve, si dhe ka qenë zëdhënës i UÇK. Demaçi është arrestuar tre herë nga forcat serbe dhe 28 vite të jetës i ka kaluar në burg. Krahas aktivitetit politik, Demaçi ka drejtuar “Lidhjen e Shkrimatarëve të Kosovës”, si dhe ka botuar disa vepra, ku më të njohurat janë  Gjarpinjtë e gjakut (1958), Libër për Vet Mohimin (1994), Dashuria Kuantike e Filanit (2007)

Në dhjetor të vitit 1991, Parlamenti Evropian në Strasburg, me angazhimin e fortë të Alexander Langer, Doris Pack, të shumicës së deputetëve të këtij parlamenti dhe me angazhimin e pakursyer të bashkëatdhëtarëve të tij, i akorduan Adem Demaçit çmimin e lartë “Sakharov”.

Në vitin 1992, ai merr çmimin kundër Racizmit e Ksenofobisë nga “Universidad de Complutense” të Madridit, ndërsa në vitin 1994 nominohet dy herë për Çmimin Nobel: në shkurt të atij viti për Nobelin në Letërsi, ndërsa në shtator për Nobel në Paqe.  Gjithashtu  në vitin 2010, ai u dekorua me urdhrin “Hero i Kosovës”.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment