Showbiz

“Dy vjet me Besin veç budalliqe flisni me mbush emisionin”, ‘shpërthen’ keq Erion Isai: Hera parë dhe e fundit (FOTO)

Erion Isai ka ndarë lajmin e fitores në Kolonjë, ndjekësit e kritikojnë në të gjitha format.
Featured image of article: “Dy vjet me Besin veç budalliqe flisni me mbush emisionin”, ‘shpërthen’ keq Erion Isai: Hera parë dhe e fundit (FOTO) Aktorët e humorit, Erion Isai dhe Bes Kallaku.

Erion Isai me krenari ndau me ndjekësit e tij në rrjete sociale lajmin e fitores në Kolonjë ku mori plot 4279 vota. Por, duket se ndjekësit e tij nuk janë të kënaqur me faktin që aktori I humorit ka vendosur të përfshihet në politikë. Shumë nga komentuesit nuk e kanë mirëpritur këtë fakt.

Por, nga të gjithë komentet që e kritikojnë për fitoren e padenjë, Erion Isain e ka prekur një koment që ve në mëdyshje dhe aftësitë e tij si aktor.

“Ishalla nuk “shkëlqen” bashkinë ashtu si shkëlqen në aktrim,”- ka shkruar një ndjekëse me ironi duke e shoqëruar me emoji të qeshurash.

“Lere se ky ka qenë humorist i madh, ka 2 vjet me Besin vec flasin budallallëqe me mbush emisionin, përsërisin të njëjtat gjëra,”– vijon një ndjekës poshtë këtij komenti.

Erion Isai ka zgjedhur të replikojë me këto komente, ku i revoltuar shkruan:

“Hera e parë dhe e fundit që replikoj me ty. Së pari kosideratat e tua për mua më bën të mendoj që kur ju jap këtë reaksion vulgut si puna juaj, do të thotë që po bëj dicka. Shiko e thellohu se bukuria nuk matet në vendosje tiparesh fizike, apo hapsirash veshje-zhveshje. Të uroj që në jetë të kesh një mendie gjithmonë e më të bukur. Të uroj shëndet”.

Postimi dhe komenti i Erion Isait.
Komentet që revoltuan Erion Isain.

(R.L/Dosja.al)

               

Shto Koment