Aktualitet

Dy vatra të reja në Elbasan, infektohet me COVID-19 60-vjeçari, anëtar i Dhomës së Avokatisë

Sipas të dhënave, dy prej shtatë rasteve të konfirmuara janë vatra të reja ndërsa 4 rastet e tjera janë kontakte të mëparshme.
Featured image of article: Dy vatra të reja në Elbasan, infektohet me COVID-19 60-vjeçari, anëtar i Dhomës së Avokatisë Foto ilustruese

ELBASAN– Shtatë raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Një ndër të infektuarit është edhe një 60-vjeçar, anëtar i Dhomës së Avokatisë në Elbasan.

Sipas të dhënave, dy prej shtatë rasteve të konfirmuara janë vatra të reja ndërsa 4 rastet e tjera janë kontakte të mëparshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë kanë ndërruar jetë 4 persona, ndërsa 120 raste të reja janë infektuar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në spital po trajtohen 119 pacientë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment