Sport

Dy skuadra të mëdha angleze, në garë për Maurizio Sarrin

Trajneri Sarri ka një kontratë të vlefshme me Juven, prej së cilës përfiton 6 milionë euro në vit, e cila fillimisht duhet prishur
Featured image of article: Dy skuadra të mëdha angleze, në garë për Maurizio Sarrin

ANGLI – Ish-trajnern e Juves së fundmi, italianin Maurizio Sarri e duan dy skuadrat londineze, Tottenham dhe Arsenal, raporton “Football Italia”. Megjithatë, ekziston një problem, pasi Sarri ka një kontratë të vlefshme me bardhezinjtë e Torinos deri në vitin 2022.

Kjo marrëveshje, përmes së cilës Sarri merr 6 milionë euro në vit, mund të bëhet e pavlefshme, nëse trajneri vendosë që të bashkohet me ndonjë klub tjetër. Nuk pritet që Zonja e Vjetër do të kërkojë kompensime për ta lënë trajnerin të largohet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B.T (Dosja.al)

Shto Koment