Aktualitet

I shisnin kokainë klientëve të prostitutave, përfundojnë në pranga dy shqiptarët në Torino

Në prangat e Policisë kanë rënë dy shqiptarë: M.E., 34 vjeç dhe G.E., 37 vjeç, të dy me vendbanim në Torino. Shqiptarët punonin kryesisht për klientët e prostitutave pranë Piazza Massaua dhe në rrugën Pietro Cossa.
Featured image of article: I shisnin kokainë klientëve të prostitutave, përfundojnë në pranga dy shqiptarët në Torino Foto ilustruese

TORINO– Dy shqiptarë janë arrestuar nga policisë italiane pasi akuzohen si shpërndarës droge.

Në prangat e Policisë kanë rënë dy shqiptarë: M.E., 34 vjeç dhe G.E., 37 vjeç, të dy me vendbanim në Torino. Shqiptarët punonin kryesisht për klientët e prostitutave pranë Piazza Massaua dhe në rrugën Pietro Cossa.

Në momentin e arrestimit ata ishin në makinë, pas kontrollit të së cilës, policia edhe 200 gramë kokainë e cila ishte fshehur nën sedijen e pasme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri në përfundimin e hetimeve paraprake, të arrestuarit janë dërguar në burgun “Lorusso e Cutugno”, ku do të vendosen në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment