Aktualitet

Dy raste të reja me Covid-19 në Elbasan, njëri niset me urgjencë drejt Infektivit

Konkretisht, ata ajanë një burrë dhe një grua, të dy të moshës 50-55 vjeç. Ata rezultuan pozitiv me Covid-19 gjatë ekzaminimit me skaner të mushkërive.
Featured image of article: Dy raste të reja me Covid-19 në Elbasan, njëri niset me urgjencë drejt Infektivit Test i COVID-19

ELBASAN– Dy persona të tjerë janë konfirmuar me Covid-19 mbrëmjen e sotme. Rastet e reja rezulton të jenë banues në qytetin e Elbasanit.

Konkretisht, ata ajanë një burrë dhe një grua, të dy të moshës 50-55 vjeç. Ata rezultuan pozitiv me Covid-19 gjatë ekzaminimit me skaner të mushkërive.

Një prej të infektuarve, raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tashmë, i rënduari ndodhet tek Infektivi dhe do të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.

Gjatë orëve të fundit është rënduar sërish bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se kanë humbur jetën edhe 2 pacientë të tjerë tek Infektivi. Sakaq janë konfirmuar edhe një 90 raste të reja. Harta është zgjeruar në 10 qytete. Numri më i lartë i të infektuarve është në Tiranë. Në spitalin Infektiv po marrin mjekim 81 pacientë, nga të cilët 5 janë të intubuar dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment