Aktualitet

E rëndë! Aksident rrugor në Pukë, vdes drejtori i Pyjores në Pukë, Mark Ndou, dy kolegët e tij në gjendje të rëndë për jetën, transportohen me urgjencë me helikopter në spitalin e Traumës (DETAJE) 

Ka humbur jetën drejtori i Pyjores në Pukë, Mark Ndou. Si pasojë e aksidentit janë plagosur rëndë edhe dy kolegët e tij janë në gjendje të rëndë te Spitali i Traumës. Mësohet se ata janë sjellë me Urgjencë te spitali i Traumës me helikopter.
Featured image of article: E rëndë! Aksident rrugor në Pukë, vdes drejtori i Pyjores në Pukë, Mark Ndou, dy kolegët e tij në gjendje të rëndë për jetën, transportohen me urgjencë me helikopter në spitalin e Traumës (DETAJE)  Mark Ndeu

PUKË– Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Pukës, ku si pasojë ka humbur jetën drejtori i Pyjores në Pukë, Mark Ndou. Ndërkohë si pasojë e aksidentit janë plagosur rëndë edhe dy kolegët e tij të cilët janë në gjendje të rëndë për jetën. Mësohet se ata janë sjellë me Urgjencë te spitali i Traumës me helikopter.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bugjon të Pukës rreth orës 14:00, ku mësohet se punonjësit kanë humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Mësohet se punonjësi Mark Ndou është nxjerrë nga mjeti dhe është transportuar në Spitalin e Pukës, por për fat të keq ai nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të pkagëve të rënda që ka marrë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Makina u përmbys duke vënë poshtë dy punonjësit, njëri prej të cilëve është nxjerrë dy orë pas aksidentit. Për shkak të terrenit të vështirë ambulanca nuk mund që ndërhynte për të nxjerrë të plagosurit, prandaj u kërkua ndërhyrja e helikopterëve.

(A.k.dosja.al)

  • 17:18

    E RËNDË! Makina del nga rruga, humb jetën drejtori i Pyjores në Pukë Mark Ndeu, plagosen rëndë 2 inspektorët! Sillen te Trauma me helikopter

    Ka ndërruar jetë Mark Ndou, drejtori i Pyjores së Shkodrës, i cili së bashku me dy kolegët e tij ishin bllokuar për tre orë në makinë. Mark Ndou u nxorr nga makina dhe u nis me urgjencë drejt spitalit, por për fat të keq nuk mundi t’u shpëtonte plagëve të rënda që kishte marrë.  Ndërkohë që punonjësit ndodhen në gjendje të rëndë te Spitali i Traumës. Mësohet se ata janë sjellë me  me Urgjencë te spitali i Traumës me helikopter. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bugjon të Pukës rreth orës 14:00, ku mësohet se punonjësit kanë humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Makina u përmbys duke vënë poshtë dy punonjësit, njëri prej të cilëve është nxjerrë dy orë pas aksidentit.  Për shkak të terrenit të vështirë ambulanca nuk mund që ndërhynte për të nxjerrë të plagosurit, prandaj u kërkua ndërhyrja e helikopterëve.

  • 16:31

    Dy punonjës të IKMT-së aksident në fshatin Bugjon, njëri niset me urgjencë drej spitalit, tjetri mbetet brenda makinës 

    Një aksident i rëndë rrugor mesditën mesditën e sotme në qytetin e Pukës, ku për fat të keq kanë mbetur të plagosur 2 persona. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy punonjës të IKMT-së. Ngjarja ka ndodhur në fsharin Bugjon të Pukës rreth orës 14:00, ku mësohet se punonjësit kanë humbur kontrollin dhe si pasojë makina ka dalë nga rruga. Mësohet se punonjësi Mark Ndou është nxjerrë nga mjeti dhe është transportuar në Spitalin e Pukës, ndërkohë që punonjësi tjetër ndodhet ende në automjet dhe po punohet që ta nxjerrin atë nga makina.

Shto Koment